Reklame:

Alarmi i agjencise se BE – Ethet e derrave po perhapen ne Evrope!

Ethet e derrave janë gjithnjë e më të përhapura në Bashkimin Evropian. Sipas raportit të fundit nga EFSA , agjensia evropiane e sigurisë së ushqimit, virusi është i pranishëm sot në 10 vende të BE-së dhe vazhdon përparimin e tij drejt Jug-Perëndimit të Kontinentit.

Italia e njeh mirë sëmundjen: për 40 vjet, ethet e derrave kanë qenë endemike në Sardenjë. Në vitin 2014, virusi u përhap në kufirin lindor të BE-së, veçanërisht në Rumani, ku numërohet numri më i madh i rasteve. Dhe prej andej po shkon drejt pjesës tjetër të Unionit, duke arritur në Belgjikë nga njëra anë dhe Sllovaki nga ana tjetër.

Sëmundja, e padëmshme për njerëzit, është vdekjeprurëse për derrat dhe shkatërruese për sektorin e blegtorisë. EFSA tregon sfidën më të madhe në fermat jokomerciale për zhdukjen e virusit në derrat shtëpiake, dhe sugjeron që zonat ende të infektuara të intensifikojnë përpjekjet për të gjuajtur derra të egër, perhapesit e sëmundjes.