Reklame:

Karakteristikat themelore te farerave te perimeve

Kulturat perimore i konsiderojmë bimë njëvjeçare, dhe siç e dimë shumimin kryesorë e kanë përmes farës. Duke krahasuar me të kaluarën sot bëhet investim i madh shkencor që të kemi hibride sa më të mira si në aspektin kualitativ, po ashtu edhe atë sasior. Prandaj theks i veçantë i kushtohet gjetjes së hibrideve rezistente ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe rritja e rendimentit.

Në këtë tabelë kemi kultura të ndryshme perimore ku për secilën kulturë kemi cekur karakteristikat themelore të tyre, të cilat na ndihmojnë si në aspektin agronomik, po ashtu ndihmon edhe si referencë e mirë për fermerët, kultivues të perimeve.

Shënim:

1) Pesha e farave për  1 gr dallon për arsye të llojshmërisë brenda një kulture.

2) Ruajtja e farës sigurohet duke i ruajtur ato në ambient ideal për to, ku njëri ndër faktorët kryesorë është temperatura e cila ceket në paketimet (ambalazhet) e prodhuesve të farave të perimeve.

3) Sasia e farës për hektarë dallon varësisht nga lloji brenda kulturës, distancat e mbjelljes, dhe vendi i mbjelljes (në fushë apo serë).

4) Thellësia po ashtu varet nga lloji i kulturës,  lloji brenda kulturës, tipi i tokës, koha e mbjelljes etj.
(Nga: Agr. M.Sc. Agon DërmakuGazeta Bujku)