Reklame:

Ambasada USA monitoron ligjin anti KÇK!

Paketa anti-KÇK e miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare, e cila parashikon një luftë më të fortë kundër krimit të organizuar dhe parave të tyre, ka marrë së fundmi dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara te Amerikes.

Përmes nje deklarate për shtyp te Ambasades ne Tirane, SHBA  shprehet se mbështesin aktin normativ, të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë kundër krimit të organizuar dhe kërkojnë që ai të mbështesë organet e reja të drejtësisë, në veçanti SPAK, dhe të jetë në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës.

Deklarata e plote:

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara mbi Ligjin Anti-KÇK
Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.