Reklame:

Semundja e Procesionares po shkaterron pyjet e pishave/ Ministri Klosi: Do nderhyjme ne pranvere!

Sipërfaqe të mëdha të pyjeve halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës dhe Peshkpisë janë prekur nga sëmundja e procesionares, duke tharë mijëra pisha e duke rrezikuar mijëra të tjerë”.

Gjendja e cilësuar si katastrofike është denoncuar nga një grup deputetësh, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mbi këtët situatë. Sipas Deputetit Ligoraq Karamelo mos marrja e masave ka pasoja të mëdha në mjedis, shëndet dhe turizëm.

Klosi pranoi situatën e rëndë me pyjet, por sipas tij iu takon bashkive të menaxhojnë këtë problematikë, pasi kjo është kompetence e pushtetit vendor.

Megjithatë, ministri paralajmëroi se në pranverë do të nisë marrja e masave me metodën biologjike, si një ndihmë e ofruar nga Turqia.

Shfaqja e procesionaries në pyjet me pishë të zezë është kthyer në një rrezik serioz për qindra hektar të mbjella me këtë halorë. Shumë masive pyjore në të gjithë Qarkun Dibër janë drejt thajres së plotë, sidomos në zonën e Bulqizës dhe një pjesë të Klosit. Procesionarja ka tharë majat e degëve të pishave duke i shkaktuar një dëmtim total të gjithë pemës.

Kjo sëmundje shfaqet tek Pisha e zezë e cila rritet në pyje me reliev të thyer dhe në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit.
Procesionaria është një dëmtues biologjik tepër i rëndë për pyjet me pisha, që çon deri në tharje të plotë të pemës. Edhe në zonën e Matit ka masive të dëmtuara të pishave nga procesionarja, kryesisht ajo mbi fshatin Shëlli.

Ndërkohë edhe masivi në fshatin Komsi është i prekur nga kjo sëmundje, ndonëse ende nuk i ka tharë pemët e pishës. Pothuaujse çdo pishë e ka nga një fole me larva të këtij dëmtuesi.

E sjellë prej vitesh si një shqetësim procesionaria vazhdon të mbetet e palufuar dhe të përhapet çdo vit e më tepër.

E vetmja përpjekje për ndërhyrje u bë në mars të vitit 2015 nga Ministria e Mjedisit. Një aksion që luftonte procesionaren në mënyrë mekanike u shtri në mijëra hektarë pyje me pisha në gjithë vendin, por edhe kjo nuk dha rezultat.