Zonat e Mbrojtura në Shqipëri po kthehen në territore për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit, duke promovuar vlerat turistike/rekreative, kulturore, gastronomike, estetike, pejsazhistike, shëndetësore, shpirtërore, etj., në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm me ndikim pozitiv të komuniteteve lokale dhe rritjes së mirëqënies së tyre.
Diten e sotme u mbushen 5 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, e cila u krijua me Vendim të Këshillit të Ministrave Vendimi. Nr. 102, datë 4.2.2015 dhe qe ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë.
Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë përbën rreth 21% të territorit të Republikës –me rezervate natyrore të trashëguara nga regjimi komunist si dhe parqe e monumente natyrore, të cilat e fituan statusin e tyre të mbrojtjes pas viteve ’90.
Megjithatë, një pjesë e këtij rrjeti është dëmtuar përgjatë tre dekadave të fundit për shkak të lënies në mëshirë të fatit apo projekteve të miratuara nga qeveritë në shkelje të legjislacionin në fuqi.
Iniciativa për rishikimin e rrjetit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri konsiderohet një proces i nevojshëm dhe normal për vendet që duan të ruajnë parametra të mirë për mjedisin.
Ne 5 vite zonat e mbrojtura u shtuan nga 18 % të territorit të Shqipërisë në 21 %.
AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore si Natura2000 sipas planeve të menaxhimit të hartuara.
AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona. Në këtë kuadër eshte zhvilluar Censusin e Shpendëve Ujor Dimërues për 5 vite me radhe. Janë instaluar në gjithë vendin rreth 200 kamera kurth, është krijuar sistemi elektronik BioNNA, sistemi elektronik i faunës së egër, etj.
AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona, si dhe një aspekt shumë i rëndësishëm është gjenerimi i të ardhurave nga shërbimet ndaj të tjerëve.