Reklame:

France: Platforme dixhitale per te dhuruar ushqimet e teperta per familjet ne nevoje

Një kompani franceze ka zhvilluar një platformë që lidh kompanitë tregtare per te dhene ushqimet e pashitura per bamirësi tek njerezit në nevojë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, rreth një e treta e gjithë ushqimit te prodhuar globalisht për konsum njerëzor humbet ose tretet. Kjo është një humbje prej rreth 1.3 miliardë ton ushqimesh ose rreth 1 trilion dollarë në vit. Aplikacioni francez, Phenix, po punon për ta ndryshuar këtë me platformën e tyre dixhitale, përmes së cilës tregtarët mund të ofrojnë produktet e pashitura për konsumatorët dhe organizatat bamirëse.

Ligji Garot i Francës, i miratuar në vitin 2016, u përpoq të frenojë mbeturinat e ushqimit, ndër të tjera, duke e bërë të paligjshme për shitësit të hedhin ushqime të pashitura përpara datës së shitjes së saj. Sidoqoftë, shumë pak shoqata bamirëse ishin në gjendje të bashkepunonin me dyqanet per ushqimet e teperta, veçanërisht në zonat rurale. “Phenix” platforma e të cilit ka krijuar një lidhje të besueshme në kohë reale midis supermarketeve dhe organizatave që kanë nevojë për dhurime ushqimore. 

Ndërsa fillimisht ishte një platformë thjesht dixhitale, Phenix është rritur në përputhje me kërkesën në rritje të dyqaneve dhe bamirësive të tyre partnere. Ka përfitime edhe për të dyja – dyqanet që përdorin platformën jo vetëm që zvogëlojnë kostot e depozitimit të mbeturinave, por gjithashtu fitojnë një zbritje të taksës për ushqimin që ata dhurojnë – nga i cili Phenix mbledh një komision.

Sot, Phenix punon me më shumë se 900 dyqane në Francë, Spanjë dhe Portugali, si dhe me më shumë se 550 banka ushqimore, kuzhina sociale, ferma, kopshte zoologjike dhe organizata të tjera që kanë nevojë për ushqim. Kompania po kërkon gjithashtu të zgjerojë modelin e saj duke zhvilluar mjete për të menaxhuar ripërdorimin dhe riciklimin e llojeve të tjera të mbeturinave. 

Ulja e mbeturinave të ushqimit është një çështje madhore në nivel global dhe, për çuditërisht, ne po shohim një gamë të gjerë risish që përpiqen ta zgjidhin atë. Këto shkojnë nga teknologjia që i kthen mbeturinat e ushqimit në bioplastikë , deri tek mbeturinat e qumështit të bëra në vazo të bukura .