Reklame:

Ja si ndihmohen fermeret e Rahovecit, Shperndahen 301 motokultivatore!

Ministria e Bujqesise se Kosoves ne praktikat e subvencionit per fermeret ka si qellim ndihmen direkte. Ne komuna te ndryshme te Kosoves shperndahen tek fermeret paisje dhe makineri ndihmese per punet e tyre ne menyre qe keta te fundit te rrisin perkushtimin ndaj bujqesise.
Keto menyra perkrahje jane teper ndihmese per fermeret e vegjel te cilet perfitojne motokultivatore (freza), makineri per mjeljen e qumeshtit, paisje ndihmese per bletaret etj., duke lehtesuar ne menyre te ndjeshme punet dhe ekonomine e tyre.
Rasti me i fundit eshte shperndarja e 301 motokultivatoreve per fermeret e Rahovecit i cili shquhet per cilesine dhe sasine e rrushit qe prodhon. Politika te tilla perkrahje per fermeret duhet te ndiqen edhe nga ministria apo dhe drejtorite e bujqesise ne shqiperi per tjua ardhur ne ndihme fermereve te vegjel te rrisin prodhimin dhe cilesine e produkteve bujqesore, dhe jo te punojne per te mbijetuar.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar për shpërndarjen e 301 motokultivatorëve për bujqit rahovecas.

Latifi ka thënë se deri tani kanë përfituar 812 fermerë nga 6 fazat e shpërndarjes.

Njoftimi i plotë:

Sot, Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor:

301 motokultivator (benas).

Nga kjo fazë dhe nga fazat tjera të shpërndarjes kanë përfituar motokultivator gjithsej 361 fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë të fillojnë punët e tyre përgatitore për këtë sezonë dhe të kenë prodhimtari cilësore.

Përkujtojmë faktin se, në 6 faza të shpërndarjes, për 12 lloje të pajisjeve, veglave dhe të mekanizmit bujqësor, kanë përfituar 812 fermerë.

Komuna e Rahovecit dhe drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojnë të jenë krah i fortë i bujkut, dhe së shpejti do të nisin procedurat për shpalljen e thirrjeve të tjera për aplikim dhe për projektet kapitale, si dhe për pajisje të tjera, vegla dhe mekanizëm bujqësor, për vitin 2020.

Të përcaktuar për të qenë afër jush, me ju dhe për ju fermerë!

Urime!
I gëzofshi dhe u shtofshin prodhimet e juaja cilësore! (Gazetabujku)