Reklame:

Studimi: Vleresimi pasuror i krimit mjedisor ne Shqiperi

Krimi mjedisor vazhdon të mbetet një problematikë në vendin tonë e cila në shumë raste gjen indiferencën e institucioneve përgjegjëse.
Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe si rezultat i disa detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocijimit, Shqipëria ka bërë hapa përpara në përafrimin e kuadrit ligjor dhe institucional me atë të BE-së. Në këtë kuadër, edhe sektori i mjedisit ka pësuar një sërë ndryshimesh ligjore dhe institucionale.

Koncepti më i ri, është cilësimi i dëmtimit të mjedisit, i cili konsiderohet si krim mjedisor dhe sanksionohet në Kodin Penal të ndryshuar në vitin 2019.
Në vendin tonë, gjatë vitit 2018 krimet mjedisore zënë vetëm 0.78% të krimeve totale të kryera në rang vendi. Në vlerë sasiore krimet mjedisore ishin 247 raste të regjistruara ku 57.8% e përbëjnë krimet në pyje dhe prerjet e paligjshme.

Sipas te dhenave te dokumentuara nga Interpol, ndikimi i prerjeve te paligjshme ne pyje ne rang boteror ka arritur ne vlerat 51 – 152 miliarde dollare.
Informacioni për dëmin e shkaktuar nga prerjet e paligjshme në pyje dhe zonat e mbrojtura në vendin tonë janë të pakta ose më së shumti mungojnë.

Vleresimi pasuror i pasojave te krimit mjdisor nuk eshte nje detyre e lehte dhe ne nivel boteror. Aktualisht, boshlleqet ne te dhena perbejne sfiden me te madhe.

Në këtë kontekst vlerësimi pasuror i dëmit mjedisor është i rëndësishëm edhe nga këndvështrimi vetëm i kompensimit të dëmit.
Pikërisht per kete arsye, studimi i prezantuar nga Eco Albania i cili eshte kryer per prerjet e paligjshme ne Zonen e Mbrojtur “Mali me Gropa- BizeMartanesh, synon të sjellë pikërisht një metodologji të vlerësimit pasuror të prerjes së paligjshme në pyje.