Ne artikulliun e meposhtem te pergatitur nga FAO dhe Dr. Fatmir Voci shpresojme tju japim fermereve disa njohuri dhe te dhena teknike, te cilet kane nevoje te dine rreth plehrimit ne pemetore ne menyre qe te rrisin prodhimtarine dhe shendetin e pemeve te tyre.
Megjithese bimët e pemeve frutore, fale sistemit rrënjor kanë aftësine te zhvillohen mire ne thellesi dhe ne gjerësi, ato janë te afta për te marre ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokës, përseri plehrimi plotesues, mbetet një nga masat me te rëndësishme agroteknike. Kjo shpjegohet me masen e madhe organike qe largohet nga pema ne sajë te vjeljes se frutave dhe prerjes se degëve gjate krasitjeve dimerore dhe ato vegjetative.
CILET JANE ELEMENTET USHQIMORE?
Pemet frutore rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato plehrohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore.
Ato janë:
1) Makroelementet, (ku bëjnë pjesë N2O, P2O5 dhe K2O);
2) Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemet e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit.
Ndërsa disa nga këto, kryesisht N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete aresye lind nevoja e plehrimit.
Pemet frutore rriten dhe zhvillohen mjaft mirë vetëm atëherë, kur ato plehrohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithe periudhat e vegjetacionit por me te ndjeshme ato janë ndaj mungeses se elementit azot. Provat kanë vertetuar se me pare asimilohet azoti dhe me pas fosfori e me pas akoma kaliumi e te tjere me radhe.
KUR DUHET BERE PLEHRIMI?
Pleherimi i pemeve bëhet ne këto afate:
A – Ne Vjeshtë;
Konsiston ne perdorimin e plehrave organike, potasike dhe ato fosforike.
Koha me e pershtateshme është muaji Tetor. Ne kete periudhë pemet fillojne te hyne ne qetesine dimërore dhe kerkesat per elemente ushqimore pothuajse minimizohen. Atëhere lind pyetja, duke qëne se bimët ne kete periudhë hyne ne qëtesine dimërore, perse duhet te hidhen këto plehra ne kete periudhë?
Aresyeja e hedhjes se ketyre plehrave ne kete periudhë është se plehrat organike gjatë permbyshjes ne toke gjatë Vjeshtës, deri ne fillimin e zgjimit te pemeve ne Pranvere, lenda organike dekompozohet plotesisht dhe elementet ushqimore mineralizohen duke u bere te gateshem per tu asimiluar nga pemet. Po keshtu edhe per plehrat fosforike dhe ato potasike. Rekomandohet që plehrat azotike per pemet që akoma nuk kanë hyrë ne prodhim, te plehrohen ne Vjeshtë me ¼ e sasise se planifikuar.
B – Ne Pranvere;
Konsiston ne perdorimin e plehrave azotike gjatë periudhës se lulezimit. Ne kete periudhë bimëve i hidhen ½ e sasise se planifikuar te plehrave azotike. N.q.s. pemet kanë lulezim te vogel atëhere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 ditë para lulezimit. Kjo sepse, gjatë lulezimit pemet kanë shumë nevoje per elementin azot. N.q.s. pemet kanë lulezim te bollshem, atëhere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 ditë pas lulezimit. Kjo sepse, gjatë kesaj periudhe çfaqet rrezimi ne mase i frutave te porsalidhura dhe prania e elementit azot ndihmon ne frenimin e ketij procesi.
C – Ne Vere;
Konsiston ne perdorimin e ¼ te plehrave azotike gjatë pesembedhejetë ditëshit te dytë te muajit Korrik. Gjatë kesaj periudhe pemet fillojne diferencimin e sytheve frutorë per vitin e ardheshem dhe prania e elementit azot ne kete periudhë favorizon diferencimin e sytheve frutorë.
CILET JANE NORMAT E PLEHRIMIT?
Varen nga mosha e pemeve, lloji i species, pozicioni dhe relievi i tokes, gjendja dhe sasia e elementeve ushqimore ne toke, etj. Keshtu pjeshka kerkon me shumë azot, ndërsa kumbulla kerkon me shumë potas. Pemet e reja zakonisht pleherohen ne mënyre te lokalizuar, vetem ne ate siperfaqë toke ku ndodhet sistemi rrenjor. Gradualisht, me rritjen e pemeve rritet dhe siperfaqja e plehruar. Ne tabelat nr. 1 dhe 2, jepen norma orientuese mbi sasine e perdorimit te plehrave per një peme me mosha te ndryshme dhe ne kushtet e ujiteshme, si edhe ato te paujiteshme.
Lidhur me faktin se pemet frutore asimilojne sasira te konsiderueshme te lendeve ushqimore qe ndodhen ne tokë dhe njëkohesisht nëpërmjet frutave te vjelura, bimëve i’u largohet një pjesë e
mire e lendeve ushqimore qe janë te bimë, atehere lind nevoja e plotesimit te ketyre elementeve nëpërmjet plehrimeve baze dhe plotesuese (organike dhe minerale).
Nga kjo pikepamje është shumë e domosdoshme kombinimi i plehrave organike me ato minerale. Kjo sepse plehrimi i njëanshem mineral, ndikon negativisht ne strukturen e tokës dhe ne asimilimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne tokë. Plehrimi organik rekomandohet si një pleh shumë i domosdoshem, kur pleherohet se paku 1 herë ne 2-3 vjet me rreth 400-500 kv/ha.