Reklame:

“Biomede” – Perdorimi i bimeve per heqjen e metaleve te renda nga toka!

“Biomede” ekzaminon tokat për të përcaktuar llojet e metaleve të pranishëm, pastaj harton një përzierje të bimëve që mund të nxjerrin metalet problematike

Sipas aplikacionit francez Biomede, rreth 25 përqind e tokave bujqësore në të gjithë botën janë të ndotura nga ndotës siç janë metalet e rënda. Këto ndotës mund të kenë një efekt të rëndë në shëndetin e njeriut, por shpesh janë shumë të shpërndarë për t’u larguar në mënyrë konvencionale. Kompania ka zhvilluar një mënyrë për të trajtuar tokat e ndotura bujqësore duke përdorur bimë, të cilat janë në gjendje të largojnë ndotësit natyrisht nga tokat.

Këto bimë shpesh quhen hiper akulumatoret – bimë të afta për t’u rritur në zonat me përqendrime të larta të metaleve. Bimët thithin dhe përqendrojnë metalet në indet e tyre, dhe duke i tërhequr lart ne trupin e tyre ato largojnë metalet nga toka.

“Biomede” ekzaminon tokat për të përcaktuar llojet e metaleve të rënda të pranishëm, pastaj harton një përzierje bimësh që janë ideale për nxjerrjen e metaleve të rënda problematikë. Pasi bimët të jenë rritur, ato priten dhe metalet nxirren nga trungjet e tyre dhe ripërdoren për qëllime të tjera. Kompania ka përqëndruar përpjekjet e saj në bakër, por gjithashtu po zhvillon mënyra për të hequr në mënyrë efektive llojet e tjera të metaleve.

Deri më tani, Biomede ka marrë një numër çmimesh në Francë, si dhe mbështetje financiare nga një program për inovacione në bujqësi. Qëllimi i deklaruar i kompanisë është që, “të sigurojë një zgjidhje të thjeshtë dhe praktike e cila do të bëjë të mundur pastrimin e të gjitha tokave, veçanërisht ato bujqësore.” Ata shpresojnë ta arrijnë këtë duke u zgjeruar globalisht dhe duke punuar me, “fermerë inovatorë që duan të kultivojnë me përsosmëri. ”

Zgjidhjet e qëndrueshme për problemet bujqësore po bëhen gjithnjë e më popullore. Disa nga këto risi të vërejtura nga Springwise përfshijnë zhvillimin e një domate që rritet në shkurre, dhe përdorimin e UA për të këshilluar fermerët për të lashtat më të mira për të mbjellë në tokën e tyre.

https://prod.springwise.pro.pugpig.com/sustainability-innovation/agriculture-energy/biomede-metal-extraction-soil