Reklame:

PKDK – Atraksioni turistik qe nuk njeh stine

Ditet e ftohta te muajt shkurt nuk kane penguar vizitoret e shumte ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta te njihen dhe te shijojne bukurite magjepse te zones.

Diten e shtune ne Qendren e Vizitoreve ne PKDK ka patur nje dyndje te vizitoreve vendas ku kane qene nxenes te shkolles “Miranda Baku” Gostime, Cerrik te cilet u njohen me vlerat e biodiversitetit dhe bukurite natyrore dhe vrojtimin e shpendeve te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

Gjithashtu edhe studente te Universitetit Bujqesor te Tiranes nga Departamenti i Ekonomise dhe Politikave te Zhvillimit Rural, zgjodhen PKDK per ekspediten e tyre si nje nga Zonat e Mbrojtura me te rendesishme ne vend.

Stafi i specialisteve te AdZM Fier u kujdes qe vizitoret te njihen fillimisht me vlerat e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta ne Qendren e Vizitoreve per te vazhduar me pas tek kulla e vrojtimit, ku vrojtuan ishullin e pelikaneve dhe shpendet e shumte qe gjendeshin ne lagune.

Ne fund nuk mund te mungoje edhe tradita e mbjelljeve te pishave ne kete periudhe ku vizitoret mbjellin pemen e tyre ne PKDK duke dhene kontributin e tyre ne pyllezimin e zones dhe ne uljen e dioksidit te karbonit ne atmosfere dhe duke i dhene me shume oksigjen tokes.

Parku Kombetar Divjake – Karavasta krahas resurseve te medha natyrore, kulturore dhe historike qe mbart, tashme eshte kthyer ne nje atraksion turistik nderkombetar i cili mund te vizitohet ne çdo stine te vitit.