Reklame:

SHBA: 17 milion € per te rehabilituar ishullin e pelikaneve!

Një ishull i Luizianës që siguron një vend të rëndësishëm per folenizimin e pelikanëve kaf është duke u rikthyer në madhësinë e tij të mëparshme pas dekadash erozioni bregdetar dhe një derdhje të naftës në det të hapur 10 vjet më parë.

Ishulli Queen Bess është një nga kolonitë e pakta pelikane kafe në Lousiana sipas Todd Baker, biologu që mbikëqyri restaurimin e tij. Ai thotë se gjatë dekadës së fundit ata kanë humbur rreth 50 përqind të kolonive të tyre pelikane kafe.

“Ishujt e vegjël dhe parcelat e vogla janë subjekt i përkeqësimit të shpejtë në atë lloj ambienti,” thotë Baker, “Dhe me pas derdhja e naftës BP mbuloi këtë ishull duke shkatërruar shumë bimësi, e cila përshpejtoi sasinë e humbjeve të ligatinës që kishim këtu. ”

Ishulli ishte tkurrur nga 18 hektarë në vetëm 6 ha në 2010 kur ndodhi derdhja e Deepwater Horizon me mijëra ton materiale vaji të depozituara në brigjet e Louisana. Përfundimisht, mbetën vetëm rreth 2 hektarë që ishin mjaft të larta mbi nivelin e ujit për të lejuar që pelikanët të ndërtojnë foletë e tyre.

Për të rehabilituar ishullin janë shpenzuar 18,7 milion dollarë (17 milion €) nga një marrëveshje prej 20 miliardë dollarësh (afërsisht 18 miliardë euro) që kompania BP i pagoi Qeverisë Federale të SHBA për të kompensuar dëmin mjedisor të shkaktuar nga derdhja. Ata po krijojnë rreth 15 hektarë habitat të ri për pelikanët dhe speciet e tjera, në mënyrë që tu krijojne atyre kushtet e duhura per tu rikthyer ne ishull me nje hapsire me te madhe. (Euronews)