Ky është objektivi në një draft të strategjisë për bujqësinë evropiane që do të paraqitet në mars. Priten 20 miliardë euro shtesë në vit për veprimet e restaurimit të ekosistemit dhe uljen me rreth 50% të perdorimit te pesticideve.
Revolucioni ekologjik i nisur nga Marrëveshja e Gjelbër e Komisionit Evropian do të shqetësojë gjithashtu sektorin e bujqësisë. Dhe ndër objektivat kryesore është rritja e tokës ku përdoret metoda biologjike. Sipas një drafti të Planit të Biodiversitetit që duhet të paraqitet në Mars, objektivi i vendosur nga Brukseli mund të jetë 30% e sipërfaqes së përgjithshme të kultivuar.
Drafti, i parë nga Ansa, përfshin edhe synime të tjera. Midis këtyre, krijimi i zonave të reja të mbrojtura për të arritur një pjesë të 30% të sipërfaqes së tokës dhe njëlloj për atë te zonave detare; braktisjen e 10% të tokës bujqësorete kontaminuar, uljen me 50% të përdorimit te pesticideve; legjislacioni detyrues i BE-së ka dhe një objektiv per mobilizimin e 20 miliardë euro më shumë në vit për veprimet e restaurimit të ekosistemit.
“Numrat – shpjegon Ansa – ende mund të ndryshojnë, veçanërisht ato të siperfaqeve biologjike dhe pesticideve, të raportuara në kllapa katrore në dokument. Synimi i arritje ne 30% të zonave të mbrojtura, shumë ambicioze për zonat detare, në vend të kësaj duhet të konfirmohet sepse është objektivi mbi të cilin po punohet globalisht për Konferencën e Biodiversitetit që do të mbahet në Kinë në Tetor 2020 “. Dokumenti i referohet gjithashtu nevojës për kompensim të fermerëve për të hequr tokën nga prodhimi, një shtrydhje mbi speciet pushtuese të huaj dhe një rezervë 10 miliardë euro në Invest EU për të financuar projektet e biodiversitetit.