Reklame:

Çertifikimi Global Gap, nje domosdoshmeri per fermeret dhe kompanite eksportuese te fruta – perimeve ne tregjet evropiane

Tregu shqiptar i fruta – perimeve është i interesuar per eksporte ne tregun europian. Megjithatë këto tregje kanë sdandarte të larta. Ato janë kërkuese ndaj origjinës dhe cilësisë së prodhimeve. Ato kërkojnë certifikimin Global Gap.

Global Gap është më shumë se thjesht certifikim, i cili synon mbi të gjitha praktika më të sigurta dhe afatgjata për të gjitha prodhimet bujqësore. Një nga qëllimet e certifikimit është të barazojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit me qëllim hapjen e tregjeve të reja për eksportet drejt vendeve europiane.

Global GAP është një standart ndërkombëtar i njohur ndryshe si standarti i praktikave të mira bujqësore globale.
Qëllimi i këtij standarti është prodhim bujqësor i sigurt dhe i qëndrueshem në përfitim të fermerëve, shitësve me pakicë dhe konsumatorëve në mbarë botën.

GLOBALG.A.P. është një standard i miratuar i Nismës së Sigurisë Ushqimore Globale (GFSI).

Çertifikimi GLOBALG.A.P. zgjeron tregjet e vlefshme ndaj prodhuesve të vegjël dhe të mëdhenj dhe ndihmon në përmbushjen e specifikimeve të sigurisë ushqimore dhe qëndrueshmërisë për shitësit e vegjël dhe blerësit e mëdhenj në mbarë botën.

Garanton ndaj konsumatorëve se praktiket e mira bujqësore për sigurinë ushqimore dhe praktikat e menaxhimit mjedisor të jenë në përputhje me kërkesat e GLOBAL G.A.P.

Global G.A.P. Eshte nje standard qe fokusohet ne zbatimin e praktikave te mira bujqesore.

Nisma Global GAP ka ardhur si kerkese e prodhuesve europian per te adresuar shqetesimet ne rritje te konsumatoreve në lidhje me:
• Sigurine ushqimore
• Gjurmueshmerine e produktit
• Sigurimin e cilesise se produktit
• Shendetin dhe sigurine e punonjesve
• Menaxhimin e integruar te demtuesve
• Menaxhimin e ujit dhe te tokes si dhe jetes se eger
Si dhe me qellimin paresor zbatimin e praktikave te mira bujqesore.

Kerkesat kryesore te standardit Global G.A.P kane te bejne me:
• Kërkesat teknike të prodhimit ne lidhje me zbatimin e standardit ne cdo pike te raportit te inspektimit
• Kërkesat higjenike të prodhimit ne lidhje me zbatim i rregullave te higjenes ne njesite e prodhimit dhe ne magazinim por jo vetem.
• Kërkesat e ruajtjes së mjedisit e cila lidhet gjithashtu me trajnimet te punonjesve me qellim shmangien e demtimit mjedisor gajte prodhimit, vjelejs, transportit, pastrimit e paketimit si dhe magazinimit te produktit
• Kërkesa të kushteve të punës për punëtoret ne menyre qe te krijohen hapesira te nevojshme per punonjesit; per te pushuar, konsumuar ushqim dhe plotesuar nevojat e tyre gajte kohes se punes. • Kerkesat ne lidhje me gjurmueshmërine e produkteve te prodhuara dhe tregtuara e cila lidhet ngushtesisht me evidentimin e siperfaqes se prodhimit dhe prodhuesit si dhe me indetifikimin dhe perdorimin e indikacioneve te prodhimit Global G.A.P