Me informacionet e meposhtme te mara nga FAO perpiqemi tju japim fermereve disa njohuri dhe te dhena teknike, te cilet kane nevoje te dine se çfare duhet bere GJATE KRASITJEVE PRODHUESE (pas hyrjen ne podhimin te plote e deri ne plakje) te pemet frutore.
KRASITJA PRODHUESE, behet pasi pema ka hyre ne prodhim.
KRASITJA PRODHUESE KA PER QËLLIM:
1) Pema te stabilizoje nje një kurorë me dege skeletore te rendit te pare, te dyte, te trete, e me radhe te shperndara uniformisht ne te gjithe madhesine e kurore. Kjo ndihmon ne shperndarjen proporcionale te lendeve ushqimore ne te gjithë kurorën, ajrosjen dhe ndriçimin me te mirë te saj nga rrezet e diellit;
2) Krasitja është një nga elementet kryesor që ndikon ne prodhimin e pervitshem te sythave frutorë, duke i siguruar bimes nje stabilitet ne prodhimtari. Ajo eleminon periodicitetin e prodhimit, e cila nëse nuk bëhet rregullisht, shpesh ky fenomen është i pranishem (si tek: molla, dardha, kumbulla, etj).
3) Te siguroje një rritje dhe zhvillim te harmonizuar te pemes ne te gjithë teresine e saj. Ajo synon te realizoje një zhvillim harmonik ndërmjet pjesëve te veçanta te pemes dhe ajo që është me e rëndësishme, te harmonizoje zhvillimin e sistemit ajror me ate rrenjor.
4) Te siguroje riperteritjen graduale te degeve skeletore dhe te degëzimeve te tyre.
5) Te ruaje rritjen vjetore te çdo pjesë perberese te kurorës dhe te menjanoi ne maksimum e mundshem mplakjen e pemes, etj.
QELLIMI I KRASITJES PRODHUESE është qe pemes t’i sigurohet mundesia e rritjes dhe e zhvillimit te degezave me sytha prodhuese. Per te patur kete rezultat është e domosdoshme qe degezat gjate krasitjeve, te priten ne 2/3 ose 4/5 e lartesise se tyre, kjo sidomos kur bimet jane me te reja dhe kur kane vegjetacion te bujshem. Gjate kesaj procedure synohet qe kurora te mbahet e paster nga deget e thyera, te plagosura, te thara, etj, si dhe rrallimin e degeve veshese qe pengojne njera tjetren dhe qe shkaktojne hijezime te panevojshme te kurores.
Para se te fillohet nga krasitja prodhuese, ne fillim bima vrojtohet si është formuar nga trungu deri ne majat e llastareve dhe pastaj gjykohet për krasitjen e sajë. Hiqen te gjithe degët qe janë te pa pjekura, te demtuara nga semundjet dhe demtuesit, ato qe kanë dale me drejtim nga brenda kurorës, ato qe dendesojne kurorën, etj. Hiqen degët qe dalin nga qafa e kercellit dhe te tjera qe dalin deri ne fillimin e degëzimeve te degëve skeletore si thithaket, e te tjera.
LLOJET E KRASITJEVE PRODHUESE TE PEMET FRUTORE, jane:
1) Sipas mënyrës se prerjes;
2) Sipas mases se prerjes;
1 – SIPAS MENYRAVE TE PRERJES, dallohen:
a) Me rrallim te degeve;
b) Me shkurtim te degezave. Krasitja me rrallim te degeve nenkupton prerjen totale te nje dege e cila behet me qellim rrallimi te kurores, por edhe te heqjes totale te nje pjese te demtuar nga semundjet apo agjente te tjere. Kjo mase ndikon jo vetem ndriçimin me te mire te pemes, por edhe ne fuqizimin e degeve te tjera ne kurore. Krasitja me shkurtim, nenkupton shkurtimin e degezave ose e nje pjese te kurores me qellim uljen e saj dhe stimulimin e daljes se llastareve te tjere meme poshte me qellim veshjen me te mire te kurores. Kjo mase jo vetem qe stabilizon kuroren, por harmonizon pemen ne pergjithesi dhe i siguron bimes nje vazhdueshmeri prodhimi shumevjeçare dhe te panderprere.
2 – SIPAS MASES SE PRERJES, dallojme:
a) prerje te lehta; b) prerje te mesme; dhe c) prerje te renda. Krasitjet quhen te renda nese ne bime nderhyhet me prerje te medha si rasti i heqjes se nje apo me shume degeve skeletore te rendit te pare te dyte ose edhe te trete. Kjo forme krasitjeje behet kryesisht ne fazen e pleqerise se bimeve dhe behet me qellim heqjen e pjeses se demtuar dhe njekohesisht stimulimin e daljes se llastareve te rinje qe do te sherbejnë si zevendesues per fazat e mevonshme. Nganjehere behet me qellim rrallimin e nje pjese te kurores e cila ka krijuar hijezime te panevojshme te saje. Ndërsa prerjet e lehta dhe te mesme behen kryesisht gjate etapes se rinise dhe te prodhimit te qendrueshem. Qellimi i ketyre prerjeve është t’i siguroje kurores nje harmonizim te rritjes dhe te zhvillimit te saj si dhe te sistemit rrenjor. Njekohesisht krasitjet e rregullta ndikojne ne luftimin e periodicitetit nepermjet diferencimit e sytheve frutore.
SIPAS KOHES SE KRYERJES klasifikohen ne dy grupe kryesore qe jane: 1)Krasitjet Dimerore, te cilat behen kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e qetesise. 2) Krasitjet Verore, behet kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e vegjetacionit.
KRASITJET DIMERORE klasifikohen ne:
1) Krasitja per formim kurore (formuese). Kjo forme realizohet ne 4- 5 vitet e para te moshes se tyre. Kjo ka per qellim t’u jape bimeve nje numer te caktuar degesh skeletore dhe degezave ne nje dege skeletore. Qellimi është ti sigurohet nje shperndarje uniforme te degezave ne te gjithe periferine e kurores, ne brendesi, rreth aksit te pemes dhe ne lartesi te saj.
2) Krasitja prodhuese behet; pasi pema ka hyre ne prodhim. Qellimi i kesaj krasitjeje është qe pemes ti sigurohet mundesia e rritjes dhe e zhvillimit te degezave me sytha prodhuese. Keto degeza gjate krasitjeve, rekomandohet te priten ne 2/3 ose 4/5 e lartesise se tyre. Njekohesisht duhet te synohet qe keto degeza ne pjesen me te madhe te tyre, te shtrihen ne 2/3 ose 4/5 te lartesise se pemes.
3) Krasitja riperteritese behet kur bimet kane filluar te mplaken.
Kjo lloj krasitjeje behet ne keto raste; a) Kur nje ose disa dege skeletore dhe degeza te tjera kane filluar te thahen,
b) Kur prodhimi ne dege te tjera ka filluar te bjeri ndjeshem.
Kjo realizohet me prerjen ne ½ ose ne 2/3 e gjatesise se deges skeletore. Pas prerjes, zakonisht nga sythat e fjetur dalin thithaket, te cilet mund te shfrytezohen per rindertimin e kurores se demtuar.
CILET JANE RREGULLAT E KRASITJES PRODHUESE DIMERORE?
Realizohet gjate periudhes se qetesise ne Dimer. Kjo fillon pas renies se gjetheve dhe mbaron para fillimit te fryerjes se sytheve. Per zonen Bregdetare dhe ate te Ulet, koha me e pershtatshme është Janari dhe Shkurti. Kur temperaturat jane nen zero, krasitjet nuk duhet te behen, sepse kambiumi është shume i ndjeshem dhe plaget e shkaktuara nga prerjet nuk sherohen/mbyllen lehte. Madje, krasitja nuk rekomandohet te behet direkt pas renies se gjetheve.
Kjo sepse, kur lendet rezerve gjate Dimrit zbresin ne kercell, ato ne fazen e renies se gjetheve akoma jane ne degeza. Po te priten keto degeza, bashke me to do te hiqet edhe nje pjese e konsiderueshme e lendeve rezerve. Nese krasitjet behen kur ka filluar bemyerja e sythave, veç humbjeve te sytheve qe vine nga ferkimi i degezave gjate aktit te krasitjes, bashke me deget e prera largohet edhe nje pjese e mire e lendes rezerve qe ne ate periudhe ka shkuar neper degeza e sythe.
Per te bere nje krasitje ne nje peme duhet nisur nga maja e saj dhe me pas vazhdohet drejt bazes.
Rregulli kryesore është se secila dege e lene duhet te kete hapesiren e duhur aq sa te mos nderhyje te hapesira tjetër. Gjate procesit e rrallimit, duhet te largohen deget me te dobeta, te thyerat, te demtuarat nga semundjet apo demtuesit, etj.
Ne krasitjet Dimerore operohet ne keto lloj degezash:
1) Krasitja degezave konsiston me heqjen e plote ose prerje te pjesshme te degezave njevjecare. E rendesishme është krijimi i nje shperndarjeje uniforme ne te gjithe kuroren e pemes. Ne keto operacione nderhyhet: a) Ne vazhduesit e degeve skeletore. Pjeses njevjecare te vazhduesit duhet ti lihet aq gjatesi sa ai te siguroje rritjen e tij.
b) Ne degezat qe ndodhen nen vazhduesin kryesor. Rendesi ka lenia e sasise se duhur te ketyre degezave me qellim qe ato qe mbesin te favorizojne rritjen dhe zhvillimin e udheheqesit kryesore. Ajo qe është shume e rendesishme, është se udheheqesi kryesor duhet te mbetet i veshur me degeza. Kujdes, ruajtja nga çveshja. Nese ndodh çveshja, atehere prishet ekuilibri ndermjet udheheqesit dhe degezave veshese. Ajo menjanohet duke prere rende degezat e fuqishme dhe lehte degezat e dobeta.
2) Krasitja ne degezat veshese ka per qellim,
a) Ne faroret te nxisi daljen e sythave vegjetative qe ndodhen ne bazen e degezave me qellim qe ne vitin e ardhshem te formohen degeza me sytha frutore.
b) Ne bërthamoret te pakesoje numrin e sythave frutore dhe te nxisi shperthimin e sythat vegjetative me qellim qe nepermjet llastareve te rinj te diferencohen sythat frutore per vitin e ardhshem.
3) Rralluese Ky operacion ka per qellim, ajrosjen dhe ndricimin e mire te kurores. Ne kete rast hiqen deget e teperta dhe ato qe pengojne njeri tjetërin. Kjo ndikon ne ndricimin me te mire te kurores, e cila perben bazen per diferencimin e sytheve frutore per vitin e ardhshem.