Manuali qe po publikojne ka si synim tju jape fermereve disa njohuri dhe te dhena teknike, te cilet kane nevoje te dine se çfare parimesh duhen ndjekur gjate krasitjeve formuese KORDON te pemet frutore. Edhe kjo forme kurore realizohet normalisht per nje periudhe kohore 4-6 vjet dhe fillohet menjehere pasi fidani te mbillet ne vendin e perhershem.
NE VITIN E PARE.
Kjo arrihet duke e prere fidanin e mbjelle ne lartesine 50 – 55 cm nga toka. Gjate vegjetacionit ne Pranvere shperthejne llastaret nga sythat vegjetative, te cilat zakonisht me te fuqishme jane ato qe ndodhen afer majes.
Procedura e lenjes se llastareve është e njejte me ate te formes palmete. Pasi perzgjidhen 3 llastaret me te mire, 2 llastaret anesore shtrihen horizontalisht mbi telin e pare dhe fiksohen. Llastari i mesit lihet si udheheqes per formimin e katit te dyte. Edhe ketu duhet bere kujdes qe distanca e daljes se deges se pare dhe te dyte te cilet do te sherbëjnë per formimin e katit te pare, te mos kene dale nga nje pike por me nje diference rreth 6 – 10 cm nga njera tjetra me qellim qe ato te lidhen fort me llastarin si udheheqes kryesore. Procedurat e tjera jane si ne rastin e formimit te kurores palmete.
NE VITIN E DYTE.
Vazhdohet ne formimin e katit te dyte si ne skeme.
NE VITIN E TRETE.
Vazhdohet ne formimin e katit te dyte si ne skeme.
TE TJERA FORMA KULTIVIMI KORDON.
Ne varesi te specieve apo kultivareve, ne praktike ekzistojne forma te ndryshme sisteme krasitjeje te formes kordon, si:
i) kordon ne forme “U” te thjeshtë ;
ii) kordon ne forme “U” te perbere ;
iii) kordon ne nje krahe ne nje ose ne dy tela mbështetëse;
iv) kordon ne dy krahe ne nje ose ne dy tela mbështëtese, etj.