Reklame:

Raporti: 20% e frutave dhe perimeve ne Itali jane te mbledhura nga emigrantet e shfrytezuar, ne jug arrin ne 80% !

Pjesa më e madhe e frutave dhe perimeve që mbërrijnë në tryezat e italinave apo dhe te vendeve te tjera europiane ku ato eksportohen jane mbledhur nga emigrantë te cilet punojne te shfrytezuar ne keto toka. Sipas vlerësimeve të mbledhura nga Demeter 2020, një raport vjetor i publikuar nga qendra franceze e studimit gjeopolitik Iris, i cili përmban analiza nga prerja gjeopolitike e bujqësisë në botë, në Itali migrantët që punojnë ne menyre të paligjshme në kete sektor janë rreth 20% ne total, përqindje e cila do të ngrihej në 80% në rajonet jugore .

Këta punëtorë i nënshtrohen kushteve të punës rraskapitëse ditore nga 10-12 orë në ditë , pothuajse gjithmonë në errësirë, në kushte atmosferike dhe klimatike, pa pushim të përjavshëm.

Për të luftuar këtë fenomen, plani për punëtorët e punësuar duhet të përgatitet nga qeveria. Për kete problem Ministrja e Bujqësisë Teresa Bellanova e intervistuar nga nje media ne Itali eshte shprehur se: – “Jemi duke punuar për planin tre vjeçar që po zhvillojme së bashku me ministrat e Punës dhe të Brendshme. “Ne jemi duke punuar me ministrat Lamorgese dhe Catalfo – saktësoi ajo – për të pajisur një plan tre vjeçar për të luftuar kete problem. Me kete plan synojme ti sigurojme punëtorëve një mjet transporti dhe të vendosim nje sistem kompiuterit qe te regjistrojme ndermarrjet dhe puntoret qe u duhen atyre si dhe të vendosin një sistem strehimi, sepse në itali shumë qytetarë emigrantë janë punëtorë kur ata punojnë dhe fusha dhe askush nuk i njeh ata si qytetarë te ketij vendi kur ata të lënë fushat “.

http://www.agrifoodtoday.it/attualita/migranti-sfruttamento-sud.html