Çertifikimi Global Gap synon mbi të gjitha praktika më të sigurta dhe afatgjata për të gjitha prodhimet bujqësore. Një nga qëllimet e certifikimit është të barazojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit me qëllim hapjen e tregjeve të reja për eksportet drejt vendeve europiane. Per te arritur nje numer eksportesh sa me te larta dhe me çmime me te mira si per tregtaret por edhe per fermeret eshte i domosdoshem çertifikimi i cilesise se produkteve ushqimore.
Ne emisionin Agronews te moderuar nga gazetari Shkelqim Bylykbashi i ftuar per te diskutuar per rendesine e çertifikimit Global GAP ishte specialisti injohur i Agrobiznesit z. Ilir Pilku.
Specialisti Pilku theksoi per te gjithe fermeret dhe kompanite grumbulluese dhe eksportuese rendesine dhe arsyen e çertifikimit Global GAP dhe se si mund te arrihen standartet me te mira europiane te ushqimit. Sipas z. Pilku problem ne shqiperi eshte rinovimi i çertifikimit sepse sipas te dhenave qe ai disponon nga 15 kompani te çertifikuara me standartin Global GAP vetem 4 kompani kane rinovuar kete certifikim.
Problemet qe hasin kompanite ne tregjet europiane si pasoje e mungeses se konsulences per tregtuar dhe veshtiresite e tjera, reflektojne ne mos rinovimin e çertifikimit Global GAP i cili duhet rinovuar çdo vit per te qen te sigurte ne standartin dhe cilesine e produkteve.
Ju ftojme te ndiqni te plote emisionin Agronews ne linkun e meposhtem: