Fermerët britanikë u zmbrapsën nga veganizmi pasi treguan hulumtime që sugjerojnë të hahet tofu është më keq për planetin sesa konsumimi i shumicës së mishit.
Në një konferencë në Londër me akademike dhe shkencetare, Unioni Kombëtar i Fermerëve (NFU) argumentoi se një dietë pa mish mund të jetë jo e shëndetshme , sepse perpunimi i produkteve krijon më shumë emisione te CO2 ne atmosfere dhe dëmton ekosistemin.
Një nga folësit, Graham McAuliffe, i Institutit Rothamsted, foli për punën e pabotuar per produktin “tofu”, një zëvendësues i proteinave i bërë nga qumështi i sojës, i cili ka një ndikim më të keq në ngrohjen globale me shume sesa qengji, derri dhe mishi i pulës.
Ai tha se perceptimi se mishi ishte më i keq për mjedisin sesa alternativat me bazë bimore mund të jenë të gabuara për shkak të sistemeve bujqësore “komplekse”.
Gati dy të tretat e britanikëve hanë zëvendësues të mishit, per te mare proteinat e duhura.
Studiuesi saktësoi që përfundimet e tij duhet të thellohen dhe për momentin duhet të “interpretohen me kujdes” por ata shtuan: “Pa dyshim që bizelet dhe kikirikët gjithmonë kanë një ndikim më të ulët mjedisor se çdo produkt tjetër i fermës. Por nëse shikoni tofun , e cila përpunohet në një mënyrë që kërkon shumë energji në prodhimin e saj, duke shtuar faktin që proteina në të nuk është aq e tretshme në krahasim me produktet e mishit, mund të shihni që në të vërtetë mund të ketë një potencial më të lartë ngrohjeje global sesa te ndonjë prej kafshëve monogastrike si lopet.