Eshte nje lajm nga ata qe shume rralle i degjojme ne shqiperine tone te zymte, bonoret e nje fshati ne Lushnje jane bere bashke dhe kane dhene kontributin e tyre monetar per te mbjelle peme ne vendin ku kane zgjedhur te jetojne dhe te rrisin femijet e tyre. Nje grup prej 28 banoresh nga fshati Kurtine ne Lushnje ka mbledhur nje shume prej 53 200 leke te cilene e kane investuar ne oksigjenimin dhe gjelberimin e zones se tyre
Ata deklarojne se kane kaluar 1000 peme te mbiella: “Sot e kemi kaluar qëllimin tonë për 1 mijë pemë me disa dhjetera peme me shume. Nje falenderim i madh shkon per te gjithe ata që kontribuan mbjelljen e 1 mijë pemeve, pa harruar gjithashtu edhe fëmijët që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre”.
Ndryshimi më i madh nuk është panorama e hijshme e fshatit apo oksigjeni i shtuar te perftuara nga kjo fushate mbjelljesh, por ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e fshatit tonë.
Një fshat ku gjithesecili nuk duhet ta shohe te ndare jeten dhe punen e tij private nga detyrat qe sjell jetesa ne komunitet dhe ku secili e kupton që, krahas të qenurit nje biznesmen, krahas punes në telekomunikacion, apo kryerjes te një shërbese fetare ka dhe “nje pune “te perhershme me kohe te plote ; te punuarit per komunitetin pjese e te ciles eshte vete ai dhe te gjithe ne bashke. Me respekt nga disa banorë te fshatit Kurtin, Lushnje.