Reklame:

Fermeret ne proteste, Sindikata organizon tubimin kunder ndryshimit te skemes se subvencionit

Sindikata e Fermereve te Bashkuar menjehere ka reaguar pas ndryshimeve te skemes se kompensimit per fermeret e cila eshte mare pa nje konsultim me grupin e interesit dhe i eshte vendosur nje tavan kompensimi.
Kryetari i S.F.B. Eduart Sharka ka publikuar vendimin e kryesise se sindikate per te protestuar per te drejtat e fermereve te cilet çdo vit iu duhet te orientohen me skemat e çorientuara te qeverise. Sindikata e Fermereve te Bashkuar u ben thirrje te gjithe fermereve te bashkohen ne protesten e tyre ne daten  21/02/2020 ne oren 10:00 tek Rrethrrotullimi i Savres ne Lushnje. Sindikata ben me dije se ka arritur ne kete vendim pasi i eshte drejtuar me shkrim Ministrise se Bujqesise per keto ndryshime ne subvencionet e bujqesise por ka hasur ne indiferencen totate te kesaj ministrie ku nuk kane marre asnje pergjigje per kerkesen e tyre.
Ju bej thirrje te sinqerte te mbeshtetni pa rezerva kauzen e “Sindikates se Fermereve te Bashkuar”. Kjo organizate te cilen kam nderin dhe pergjegjsine e madhe te drejtoj ka si qellim te organizoje dhe te perfaqsoje fermeret ne mbrojtje te interesave te tyre te ligjeshme. Fermeret sot ndodhen ne veshtiresi dhe kane nevoje per mbeshtetjen e opinjonit publik pasi ndjehen te braktisur nga shteti. Ju falemnderit paraprakisht”. – eshte shprehur zoti Sharka ne profilin e tij ne fb.
– Lajmerojme te gjithe fermeret se Kryesia e S.F.B. -se bazuar ne ligjin nr.8773, date 23.4.2001 “Per tubimet” si dhe ne statutin e programin e saj ka vendosur te organizoje nje proteste paqesore me date 21.02.2020, diten e premte ora 10:00 tek rrethrrotullimi i Savres ne Lushnje.
Kjo proteste organizohet pasi qeveria nuk ka denjuar ti pergjigjet kerkesave me shkrim te sindikates per ndryshim te politikave agrare aktuale.
Qellimi i protestes eshte te sensibilizoje qeverine dhe opinionin publik per gjendjen e veshtire qe po kalojne fermeret dhe per te parashtruar 5 (pese) kerkesat tona per zgjidhjen e situates.
Ne keto momente te veshtira ne e ndjejme veten te braktisur nga shteti i cili ka detyrimin ligjor te na orjentoje ne raport me kerkesat e tregut, te na mbeshtese me subvencione direkte dhe politika mbrojtese per te na lehtesuar koston e prodhimit qe ne te mos falimentojme dhe te braktisim Shqiperine.
Te nderuar fermere pjesmarrja ne kete proteste eshte shume e rendesishme. Ne duhet te tregojme se shqetesimet qe ka ngritur Sindikata e Fermereve te Bashkuar jane reale dhe i perkasin te gjithe fermereve te cilet jane gjysma e popullsise.
Qeveria dhe Parlamenti kane detyrimin ligjor qe para se te bejne nje vendim apo ligj qe ka lidhje me bujqesine dhe fermeret duhet te konsultohen me pare me perfaqesuesit e grupit te interesit qe ne rastin tone perfaqesohet nga “Sindikata e Fermereve te Bashkuar”.
Fermer! Mos rri po duku! Sindikata te therret!
Kryesia e Sindikates se Fermereve te Bashkuar