Reklame:

Kutlivimi i Mayberry (Lonicera caerulea) – Boronica Siberiane

Boronica Siberiane është bimë unike gjetherënëse me fruta të ëmbla dhe të shijshme. Bima lulëzon në mars, kurse lulet janë të vogla, të bardha dhe me aromë dhe mund të durojnë deri në – 7°С. Frutat piqen në maj dhe kanë ngjyrë të kaltër me shtresë dylli, formë trekëndore me gjatësi 2 cm, kurse tuli është me ngjyrë të kuqe me farë si te kivi.

Shija mund të jetë e thartë, pak e ëmbël ose e hidhur. Mund të konsumohet si frutë e freskët ose në pita dhe biskota, xhem, lëng frutash dhe jogurt. Kanë veti shëruese për shkak të karakteristikave të veta antioksiduese dhe përqendrimit të lartë të vitaminës C dhe D.

Familja e boronicave të majit përbëhet nga 200 lloje shkurresh dhe bimësh zvarritëse dhe të gjitha pothuajse përdoren si bimë zbukuruese. Kjo bimë frutdhënëse  eshtë e llojit shumë rezistent, shkurre e vogël me prejardhje nga Siberia Lindore, nga lindja e largët ruse, nga Japonia, ku njerëzit i kanë mbledhur prej kohësh dhe i kanë konsumuar në sasi të mëdha. Boronica e majit vlerësohet veçanërisht për shkak të frutës së shijshme – bobinës dhe pjekjes shumë të hershme, minimum 2 javë para luleshtrydheve. Karakterizohet me rezistencë të përkryer, duron të ftohtë deri në -40°С.

Boronica e majit nuk e përzgjedh tokën dhe klimën. Tokat me lagështi janë treguar si më të mirat, qofshin ato natyrore qofshin ato me ujitje. Gjithsesi nuk do të mbijetojë në rajone me tepër lagështi ku ujërat nëntokësore janë në sipërfaqe për një periudhë të gjatë kohore.
Ashtu si dhe shumica e frutave dhe bimëve të familjes së luleshtrydheve kërkojnë terrene me pasqyrim të mirë drejt dritës.

Në rajonet ku vera është relativisht e ngrohtë, rekomandohet hije e pjesshme. Bimët mund të vendosen 1 deri në 2 metro larg. Për mirëmbajtje të lagështisë së nevojshme të tokës është e dobishme, hedhja e përzierjeve të plehrave, mushk apo materiale të tjera të ngjashme. Kërkon ujitje të rregullt gjatë periudhave të thata,
kurse në ujë të shtohet edhe plehu Italpollina. Për një zhvillim të shëndetshëm dhe të fuqishëm të përdoret 1-2 litra humus “kaline” ose pleh organik Italpollina në vjeshtë dhe në pranverën e hershme. Vlera pH optimale është 5,5-6,5, por mund të kultivohet edhe me vlerë pH 3,9-7,7.

PLLENIMI: kur është vetë nuk është pjellore. Nevojiten minimum dy bimë dhe ato më mirë të jenë të llojeve të ndryshme.

PRODHIMI: në vitin e parë ose të dytë pas mbjelljes. Rendimenti është 3-5 kg për bimë.

DËMTUES DHE SËMUNDJE: nuk është vënë re sulm prej sëmundjeve apo insekteve, prandaj rekomandohet për kultivim EKO. Kjo bimë i tërheq zogjtë dhe prandaj është e rekomandueshme
mbrojtja në maj si edhe më vonë për shkak të farave.

KRASITJA: heqja e degëve të thata apo krasitje rekomandohet në 3 deri në 5 vitet e para të pas mbjelljes. Pastaj, në çdo 2 ose 3 vjet në pranverën e hershme, para se të fillojë vegjetacioni, të hiqen me patjetër degët e thyera dhe të holla.