Në hapësirat e pashfrytëzuara nga parcelat zhvillohen barëra të këqija njëvjeçare dhe shumëvjeçare të cilat e pengojnë zhvillimin e kulturave kryesore në kuptimin e hijes, shfrytëzimit të materieve ushqyese, ujit etj. Gjatë investimeve intensive në procesin e prodhimit sigurohen kushte të përshtatshme për zhvillim të barërave. Shkatërrimi i tyre e shtrenjton procesin e prodhimit, nëpërmjet përdorimit të herbicideve, karburantin për përpunimet verore etj.
Me qëllim që të eliminohet prania e barërave të këqija shumëvjeçare dhe për shfrytëzimin e hapësirës së lirë është e domosdoshme vendosja e kulturave njëvjeçare të cilat do ta shfrytëzojnë hapësirën dhe me vendosjen e tyre në prodhimtari do të mundësojnë kushte për zhvillim edhe të kulturave të frutave. Zbatimi i masave të shumta të përbashkëta do të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë të pemëve frutore dhe njëkohësisht do të mundësojë kushte për prodhim dhe shitje të prodhimeve që të përmirësohet gjendja financiare.
Kështu hapen mundësi, që një pjesë e të hyrave të investohen përsëri në ato të mbjella dhe të normalizohet procesi i zhvillimit dhe prodhimit. Është e arsyetueshme ekonomikisht shfrytëzimi i sipërfaqeve në të mbjellat me pemë frutore deri në vegjetimin e pestë.
Me zhvillimin e mëtejshëm të pemëve zvogëlohet sipërfaqja e lirë, kurse zmadhohen punet për organizimin e prodhimit ku hyjnë edhe masat fitombrojtëse, vjelja, krasitja verore etj. Si të shfrytëzohen sipërfaqet e lira dhe me cilat kultura, duhet të analizohen paraprakisht shumë faktorë dhe kushte të mikrolokacioneve.
Nëse ekziston mundësia për ujitje është e nevojshme të përdoren ato kultura të cilat për vegjetimin e vet kërkojnë më tepër ujë. Gjithashtu, përbërja e truallit ndikon si faktor kufizues në kultivimin e kulturave njëvjeçare.
Gjithashtu në plan të parë duhet të vendosen pemët frutore të cilat kultivohen, dendësia e kurorës, largësia midis pemëve të mbjella, për se kultivohen etj. Disa lloje pemësh frutore në fillimin zhvillojnë një kurorë të gjerë, kështu që tek to shfrytëzimi i sipërfaqes duhet të jetë sa më larg radhëve.
Është shumë e rëndësishme që gjatë përzgjedhjes të nënkulturave të merret parasysh ndjeshmëria e kulturave ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe të harmonizohet me spërkatjen parandaluese të pemëve frutore të cilat janë mbjellë në pemishte. Si nënkultura në të mbjellat me pemë frutore mund të përdoren të gjitha bimët njëvjeçare, por disa prej tyre nuk ndikojnë mirë dhe e pengojnë zhvillimin dhe rritjen e tërësishme.
Si nënkultura të papërshtatshme do t’i veçonim: kulturat e drithit, pastaj kulturat industriale, jonxha, misri etj. Nënkulturat më të mira për kultivim në pemishtet e reja me pemë frutore janë ato të cilat me rritjen e vet nuk e kalojnë lartësinë e pemëve.
Gjatë përzgjedhjes, gjithashtu, duhet të merren parasysh që nënkulturat të mos krijojnë hije në pjesët e poshtme të pemëve frutore dhe t’i pengojnë kështu njëkohësisht aktivitetet mbrojtëse dhe luftën kundt sëmundjeve dhe dëmtuesve e cila ndonjëherë nuk mund t’i japë rezultatet e pritura. Si nënkultura më të përshtatshme të cilat mund të kultivohen janë: patatja, speci, domatet, qepa, preshi, lakra, mashurka, fasulja e ulët, bostani, kungulli, luleshtrydhet dhe kultura të tjera.
Duke u shfrytëzuar hapësira e lirë sigurohen kushte më të mira për zhvillim të të gjitha kulturave. Zvogëlohen investimet të cilat janë pjesë përbërëse deri në periudhën e prodhimit të frutave. Pastaj përmirësohet puna materiale dhe inanciare e fermave dhe krijohen kushte për zhvillim të mëtejshëm dhe investime në riprodhimin primar dhe të zgjeruar etj.