Reklame:

Pjepri i hidhur dhe kultivimi i tij ne mesdhe

Pjepri i hidhur (Momordicacharantia) i përket familjes së Cucurbitace dhe rritet në rajonet tropikale dhe suptropikale të Amerikës së Veriut dhe të Jugut, Afrikës dhe Azisë. Përdoret si ushqim dhe medikament.
Bima rritet si hardhi me gjethe të gjata dhe të prera dhe lule të verdha me frutë që duket si kungull i ashpër dhe formë të zgjatur dhe ngjason me kastravecin. Fruta e papjekur është e gjelbër, por kur piqet është me ngjyrë të verdhë në portokalli. Fruta e pjekur plas në tri pjesë dhe lëshon fara të shumta me ngjyrë të kuqe. Të gjitha pjesët e bimës janë të hidhura dhe të përshtatshme për konsum – gjethe, fruta dhe fara. Frutat e papjekura janë burim shumë i mirë me vitaminë C, kalcium dhe fosfor.

Kushtet klimatike dhe tokës
Sipas hulumtimeve dhjetëvjeçare, kjo bime mund të mbillet në pjesën kontinentale dhe mesdhetare të Ballkanit. Rendiment më të mirë jep në toka të ushqyeshme dhe të kullueshme. Për kultivim të  suksesshëm të fidanit nevojiten 3-4 muaj pa ngrica.

Përgatitja e tokës
Përpunimi themelor i tokës që bëhet në vjeshtë duhet të jetë me thellësi deri në 40 cm. Në pranverë duhet të hapet brazda dhe të bëhet përgatitja për formimin e radhëve. Është i dëshirueshëm ujitja pikë për pikë.
Plehërimi
Plehërimi më i sigurt, i saktë dhe racional përcaktohet me analizë të truallit. Në përgatitjen pranverore bëhet plehërim me 50 kg N, 100 kg P dhe 150 kg K për hektar pleh Italpollina. Duhet të kihet gjithmonë parasysh se kjo bime kërkon plehërim në përputhje me plehërimin gjatë kultivimit të kastravecit. Plehërimi varet nga kultura e mëparshme dhe rezultatet e analizës kimike të tokës. Në toka me strukturë të keqe nevojitet përdorimi i plehut të stallës apo kompost, por ky plehërim rekomandohet dhe në të gjitha tokat e tjera nëse ka mundësi. Rezultate të përkryera janë dhënë me plehun organik Italpollina dhe gjatë.
Mbjellja
Fidani mbillet në fushë rreth 15 majit në pjesën kontinentale dhe rreth 15 prillit madje dhe rreth 15 marsit në pjesën mesdhetare të Kroacisë, në kushte kur temperatura e tokës është mbi 10 gradeC. Mbjellja bëhet me dorë ose me makineri. Mbillet midis shtyllave të rrjetës, largësia nga radha në radhë të jetë gjysmë metri. Mbjellja kryhet me shtylla të ngritura. Në rotacion kulture pjepri i hidhur mbillet në të njëjtën parcelë pas katër vitesh.
Kujdesi
Është e nevojshme që bimët të ujiten menjëherë pas mbjelljes dhe në 7-10 ditët në vijim. Më vonë duhet të vazhdohet me ujitjen, por duhet të kihet kujdes të mos ketë shumë lagështi, sepse sasia shumë e madhe e ujit në zonat e rrënjës e zvogëlon theksueshëm rendimentin. Nëse është e nevojshme, barërat e këqija mund të hiqen me dorë 15-20 ditë pas mbjelljes së bimës. Midis radhëve lejohet përdorimi me herbicid ose heqja mekanike e tyre.

Në kuzhinë ky pjeper mund të përdoret në gjellë, e zierë, e pjekur dhe e skuqur. Gjethet e saj të thara përdoren për çaj.