Reklame:

Prodhimi i mishit “Mbreteror” – Rritja e lepujve shtepiake

Në periudhën e kaluar në shtetin tonë interesi për rritjen e lepujve shtëpiakë është në zhvillim të vazhdueshëm. Mishi i lepujve shtëpiakë mund të gjendet në marketët dhe thertoret e furnizuara mirë. Ai shpesh quhet edhe “mish mbi mishrat” për shkak të përqindjes së lartë të proteinave, vitaminave dhe mineraleve, përkundrejt përqindjes së vogël të yndyrave që e bën mishin shumë të ushqyeshëm, por me kalori të ulëta.

Tek ne ka disa raca lepujsh: i bardhë zelandez, i bardhë kalifornian, cjap gjerman, çinçila, si dhe hibridet hajkon, i bardhë panon dhe hila. Ruajtja bëhet në kafaze metalike ku lepujt meshkujt janë të veçuar nga lepujt femra dhe të vegjlit.
Gjatë ruajtjes me rëndësi të veçantë është ushqimi i tyre i cili duhet të balancohet dhe ku janë përfshirë tërshëra, elbi, misri, tritikale si dhe dhënia e ujit të pastër dhe të freskët.

Përveç mishit mund të përdoret dhe jashtëqitja e tyre. Domethënë, jashtëqitja e përdoret për prodhimin e bioplehut me cilësi të lartë, me përqindje të lartë të azotit. Përndryshe lepuri i bardhë zelandez është racë e sjellë në ShBA për nevoja e industrisë së atyshme të lepujve, kurse më vonë, për shkak të karakteristikave të veta të mira është shpërndarë në mbarë botën. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë e theksuar dhe sytë e kuq. Qimet e gëzofit janë të shkurtra dhe të dendura, kurse trupin e ka të fortë dhe me renditje të mirë të mishit në pjesën prapa.

Lepuri i rritur arrin peshë nga 4,5 deri në 5 kg, por pesha e tyre mund të jetë edhe më e madhe. Kjo është një racë rezistente me temperament të qetë. Lepujt femra karakterizohen nga pjellshmëria dhe qumështi. Si nëna të kujdesshme, ato mund të kujdesen lehtë edhe për deri në tetë të vegjël.

Me ushqim të veçantë dhe me kushte të tjera për qëndrim, janë të afta të kenë edhe deri në gjashtë riprodhime në vit pa mundim fiziologjik. Zakonisht numri i meshkujve dhe femrave është 1:5. Lepujt e vegjël përparojnë mirë. Për nëntë javë apo për 63 ditë mund të arrijnë peshë deri në 2 kilogram.

Për një kilogram rritje nevojiten rreth 2 kilogram koncentrat dhe 1,5 deri në 2 kg kashtë cilësore gonxheje, duke e llogaritur edhe ushqimin e nënës gjatë shtatzënisë dhe laktimit.

Mishi është shumë i shijshëm, me përqindje të vogël të yndyrave, kurse me përqindje të lartë të proteinave, i lehtë për tretje dhe i përshtatshëm për konsum nga kategori të ndryshme konsumatorësh. Për shkak të karakteristikave të tilla, lepuri zelandez po bëhet raca më e preferuar edhe si kafshë shtëpiake dhe si racë komerciale për mish me linjë të pastër apo si bazë për krijim të llojeve të reja komerciale hibride.

Gëzofi i tyre është shumë e vlerësuar në industrinë e lëkurës sepse ngjyroset lehtë sipas shijes së modës. Lepujt e racës së bardhe zelandeze, kaliforniane dhe hibridët e tyre futen në grupin e racës së lepujve me peshë mesatare të cilët përdoren më tepër në prodhimin industrial të mishit prej lepujve shtëpiakë. Këta lepuj dallojnë nga racat e lepujve të tjerë me rritjen e tyre të shpejtë.

Për herë të parë fertilizohem para moshës katërvjeçare dhe kur janë 115 deri 120 ditë. Pas kësaj moshe fertilizimi është i vështirë sepse femrat janë të majme. Sa herë në vit do të fertilizohet një femër varet nga qëllimet e pronarit, përkatësisht a dëshiron prodhim të shpejtë dhe plakje të shpejtë të lepujve femra apo përdorim të tyre për një kohë më të gjatë.
Cikli intensiv rekomandohet vetëm gjatë rritjes profesionale të lepujve duke siguruar me patjetër ushqim cilësor me të të cilin do të ndihmohet rimëkëmbja e shpejtë e lepujve femra.