Reklame:

Natura 2000 – PPNEA, takim per rrjetezimin e shoqatave mjedisore ne Fier – Vlore

Natura 2000 eshte rrjeti me i madh zonave te mbrojtura ne te gjithe boten dhe te gjithe vendet te cilet duan te aderojne per ne Bashkimin Europian duhet te pergatiten edhe nga ana mjedisore. Natura 2000 perfshin zona kryesore per shumimin dhe jetesen e llojeve te rralla e te kercenuara, dhe disa tipe habitatesh te rralla natyrore.
Ne Shqiperi rrejti kombetar i zonave te mbrojtura mbulon 18% te siperfaqes se territorit. Edhe pse ne nje rritje te qendrueshme, sistemi Shqiptar i zonave te mbrojtura perballet me sfida te shumta, se fundme keto zona po i nenshtrohen nje rishikimi te kufijve.
Ne kuader te nje projekti qe Qendra per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA) po organizon ne zonen e Nartes dhe Pishe-Poro per te identifikuar habitatet natyrore dhe speciet ne kete zone, diten e sotme u organizua edhe nje takim me shoqatat e Qarkut Fier dhe Vlore.
Ne kete takim te pranishmit u njohen me procesin qe ndiqet drejt Natura 2000,  se si arrihet te evidentohen dhe fotografohen speciet ne keto zona me kamerat kurth.

Ne kete takim te organizuar nga PPNEA ne Vlore merte pjese shoqata Horizont EU me perfaqesues Shkelqim Bylykbashin, Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) me Fadil Malkon, Perfaqesues te AdZM Fier Ervin Allushi, AdZM Vlore si dhe shoqata te tjera te cilat operojne ne Qarkun Fier dhe Vlore. Organizatoret theksuan rendesine e rrjetezimit te shoqatave mjedisore dhe roli i tyre ne ruajtjen e mjedisit si dhe ne evidentimin e mbikqyrjen e problematikave.
Perfaqesuesit e AdZM-ve prezantuan punen e madhe e cila eshte kryer ne keto vite per tu bashkuar ne rrjetin e qendrueshem Natura 2000.