Reklame:

Sistemi shpalir ne kultivimin e trangullit arrin rendimete te larta

Prodhimi i trangujve të vegjël për nevojat e industrisë ushqimore, vitet e fundit u tregua si mjaft interesante dhe fitimprurëse për prodhuesit bujqësor për shkak të plasmanit të sigurt, ndërsa nga ana tjetër, përparësi e trangujve të vegjël është se mund të mbillen si kulturë e dytë në sipërfaqen e njëjtë në fushë të hapur dhe në hapësirë të mbrojtur. Kultivimi i trangujve të vegjël, mund të bëhet me vjelje të drejtpërdrejtë me rasat që paraprakisht është mbjellë në saksi ose në kontejnerë.

Nga teknologjitë e reja të cilat aplikohen në botë edhe te për realizimin e rendimentit të madh është kultivimi me rasat të prodhuar paraprakisht. Prodhimi i fidaneve duhet të fillojë rreth një muaj para mbjelljes. Si kulturë tipike e familjes Cucurbittaceae, është shumë e ndjeshme ndaj lëndimeve të sistemit të rrënjës dhe prandaj gjatë prodhimit të fidaneve, duhet të evitohen çfarë do lloj lëndime të sistemit të rrënjës, që do të thotë se prodhimi i fidanit duhet të jetën në kuti ushqyese, saksi ose në kontejnerë. Fidanet gjatë kohës së mbjelljes duhet të ketë formuar katër gjethe të përhershme.

Trangujt e vegjël mund të mbillen në dy mënyra:
1. Mënyra standarde ( horizontale – zakonisht në fushë të hapur),
2. Mënyra shpalire (vertikale me mbështetës) më tepër aplikohet në hapësirë të mbrojtur, por edhe në të hapur.

Te mënyra standarde, mbjellja mund të bëhet në radhë me distancë ndërmjet radhëve 100 – 150 cm dhe 20 deri në 30 cm në radhë. Mënyra tjetër është në lenta: 2 20 cm ndërmjet radhëve me 30 – 60 cm ndërmjet lentave në radhën dhe 20 – 25 cm distancë në vetë radhën nëse përpunohet me makinë, ndërsa për përpunim me dorë distanca ndërmjet radhëve duhet të jetë 150 cm.

Aplikimi i mënyrës vertikale të kultivimit, respektivisht, shpalir, si teknologji më e re, po shënon rritje të konsiderueshme kudo nëpër botë. Më i mirë është treguar konstruksioni me dy radhë bimë nga të dyja anët e sistemit vertikal në 30 cm larg konstruksionit dhe me distancë në radhët nga 30 cm. Distanca ndërmjet dy radhëve të konstruksionit duhet të jetë 150 cm për shkak të kryerjes së
operacioneve të punës dhe transportit. Nëse trangujt e vegjël kultivohen në sera, mund të shfrytëzohet edhe konstruksioni i tunelit.

Me kultivimin e mënyrës shparlir, bimët fitojnë mjaft përparësi, respektivisht më shumë dritë, ajër dhe mundësi për mbrojtje më efikase nga sëmundjet dhe insektet. Përveç kësaj, frutat zhvillohen në mënyrë të rregullt, më lehtë vilen dhe formojnë shumë pak fruta të deformuar. Në këtë mënyrë vazhdohet jetëgjatësia e bimës, periudha pjellore, ndërsa me këtë rritet edhe rendimenti i përgjithshëm edhe deri në 100%. Nga teknologjitë më të reja, në prodhimin e trangujve të vegjël, në botë është i përfaqësuar mjaftë edhe prodhimi me mbulim, gjatë kësaj përdoren
materiale të ndryshme me origjinë organike dhe jo organike, ndërsa zakonisht përdoren mbulesa polietileni.

Mbulesa shërben për rritjen e temperaturës së tokës dhe rruajtjen e lagështisë, me çka rritet aktiviteti mikrobiologjik në zonën e sistemit të rrënjës dhe sasia e dyoksidit të karbonit në tokë, ndërsa kjo ndikon në rritjen më intensive të bimëve të reja. Gjithashtu, i parandalon farën e keqe dhe e zvogëlon dorën e punës. Ekzistojnë rezultate të shumta nga hulumtime të cilat e konfirmojnë efektin e konsiderueshëm të mbulimit në rritjen e rendimentit te trangujt prej 30 deri në 100%. Koha më e volitshme për mbjellje është dhjeteditori i parë e majit, ndërsa për prodhim më të vonshëm mund të mbillen deri në fund të qershorit.

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE
Gjatë vegjetacionit, bimët duhet të kultivohen me kujdes. Zakonisht mjaftojnë 2 – 3 prashitura. Kur kultivohen në mënyrën shpalire, kërcelli rregullohet me përdredhje dhe lidhjen e bimës për konstruksionin e serës dhe largohen filizat anësore dhe lulet në lartësi prej 40 deri në 60 cm nga kërcelli kryesor. Pastaj filizat anësore shkurtohen në 3 gjethe dhe 2 fruta. Kur maja e kërcellit do të arrijë deri në telin kryesor, përdridhet për poshtë. Përveç gjatë kohës kur lëshon filiza, kur trangulli kultivohet në mënyrën shpalire, kryhet edhe pastrimi nga gjethet e vjetër me qëllim të sigurohet ajrosje më e mirë dhe parandalimi i zhvillimit të sëmundjeve. Paralelisht në mënyrë të rregullt kryhet edhe mbrojtja e preventive nga sëmundje dhe insekte sepse trangujt janë të rrezikuar nga më shumë sëmundje: Vrugu, antraknoza, hiri i gjetheve, sëmundje të shkaktuara nga baktere dhe virozë. Hibridet më të reja, janë rezistente ndaj disa prej këtyre sëmundjeve.
UJITJA
Ujitja duhet të kryhet rregullisht në kushte klimatike me diell dhe me kohë të nxehtë dhe në javë rekomandohet sasi prej 30 deri në 40 mm. ujë për metër katror në fushë të hapur. Më mirë është ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit për dy shkaqe: Më dobët zhvillohet vrugu për shkak të tharjes së shpejtë të gjetheve më arritjen e pjesës më të nxehtë të ditës dhe evitohet fitimi i frutave të hidhur sepse nëse ujitet bimë «e nxehtë» më ujë të ftohtë, zakonisht ndodh shok i cili ndikon në vazhdimin e kohës që nevojitet nga pllenimi deri në vjelje, dhe me këtë nga ana tjetër, fryti do të jetë më i hidhur. Trangujt e vegjël në mënyrë më intensive ujiten kur do të fillojë vjelja që të arrihen rendimente optimale.

Trangujt piqen për korrje për 40 – 4 5 ditë mbas mbirjes. Për zhvillimin e frytit nga lulëzimi deri në pjekjen teknologjike, nevojiten 5-7 ditë. Periudha e pjellore zgjat 30 – 40 ditë, varësisht nga koha e vjeljes së frutave dhe gjendja shëndetësore e të mbjellave. Trangujt vilen çdo ditë ose çdo te dytën ditë. Vjelja duhet të kryhet me kujdes që të mos lëndohen bimët gjatë këputjes ose mos shkelen. Duhet rregullisht të këputen të gjitha futat e rritura, të deformuara ose të sëmura. Ndikim të madh mbi rendimentin ka vjelja e rregullt e frutave, sepse vjelja e vonuar e ndalon lulëzimin e frutave të reja. Gjatë mënyrës standarde, tradicionale me investime më të vogla në prodhim dhe aplikimin e agro teknikës së mirë, rendimenti është 30 – 50 t/ha, ndërsa gjatë mënyrës shpalirski me aplikimi prodhimit të rasatit dhe mbulimit rendimenti është mbi 100 deri në 150 t / ha.