Reklame:

Fermeret te Bashkuar ne protesten e 21 shkurtit

Fermërët e Myzeqesë pas protestave te vitit te shkuar dhe mos plotesimit te kerkesave te tyre, te cilat erdhen si pasoje e nje crregullimi te tregut, kane paralajmeruar protesten e radhes per 2020.
Sindikata e Fermereve te Bashkuar pasi ka marre shqetesimet e ngritura nga anetaret e saj ka dale ne nje njoftim zyrtar duke u bere thirrje te gjithe fermereve Shqiptare te bashkohen diten e premte ne ora 10:00 tek rrethrrotullimi i Savres ne Lushnje per te protestuar kunder skemave te jo perfituese te qeverise.

Ne emisionin Agronews kr. i S.F.B. Eduart Sharka deklaroi se qeveria nuk ka denjuar te therrasi fermeret si grup interesi per tu konsultuar per ligjin e ri te subvencioneve. Gjithashtu zoti Sharka vazhdoi duke thene se sindikata qe ai perfaqeson i ka shkruar edhe nje leter Kryeministrit Edi Rama duke i bere te qarte problemet aktuale qe kane fermeret, por fatkeqesisht nuk kemi marre asnje pergjigje as nga kryeministri.
Vazhdojme tu qendrojme pikave tona te meparshme dhe per kete arsye ftoj te gjithe fermeret te protestojne per te drejten e tyre sepse puna e tyre vlen 20% e GDP te vendit dhe ata ne kembim marrin vetem 0.05% – deklaroi ne emisioni Agronews kryetari i SFB Eduart Sharka.

Fermerët kanë disa kohë që protestojnë, duke u ankuar se prodhimi i tyre nuk po shitet, ndërkohë kanë hedhur poshtë tonelata me prodhime për shkak të mungesës së tregut vendas.

5 kërkesat e fermerëve:

1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompesim financiar me cmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga crregullime të forta të tregut.

3-) Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

4-) Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.
Pjesmarrja sa me e madhe në tubim rrit shanset për realizimin e ketyre kërkesave.