Me zmadhimin gjithnjë e më të madh të provave shkencore për ndikimin e dëmshëm të plehrave minerale artificiale, u zhvillua edhe ndërgjegjësimi për ruajtjen e tokës si burimi më i rëndësishëm i parinovueshëm. Nga të gjithë plehrat artificialë më agresivë janë plehrat e azotit. Ata e dëmtojnë kimikisht tokën dhe mund të vrasin mikroorganizmat duke rritur përqendrimin e tretësirës së tokës.
Plehrat e azotit e stimulojnë zhvillimin e mikroorganizmave të cilët ushqehen me materie organike të krijuar nga toka – humusin, të cilin e përbëjnë mbetjet bimore që nuk shpërbëhen dhe organizmat e tjerë të gjallë. Zbërthimi i kësaj lënde organike zvogëlon aftësinë e tokës për të mbajtur azot organik, i cili në raste të tilla depozitohet në shtresat më të thella, ose avullon në atmosferë në formën e oksidit të azotit (NO2), i cili si gaz serë është pothuajse 300 herë më i rrezikshëm se dyoksidi i karbonit.
Grimcat e humusit në sipërfaqen e tyre kanë një ngarkesë elektrike, të cilat e mbledhin dhe ruajnë tretësirën tokësore të elementeve kimike që janë ushqim për bimët. Në tokat ku ka pak ose nuk ka aspak humus, tretësirat ujore minerale hyjnë lirshëm në ujërat nëntokësore, ose avullojnë. Me zmadhimin e sasisë së azotit mineral zvogëlohet aktiviteti mikrobiologjik në tokë. Me 30 vjet përdorim të plehrave artificiale të azotit, toka bujqësore është degraduar.
Prandaj është shumë e rëndësishme të ruhet ose të përshpejtohet zhvillimi i mikroorganizmave nga azotofiksuesit që prodhojnë tretësirë biologjike të disponueshme për bimën në procesin e fiksimit biologjik të azotit nga ajri, ku azoti është i pranishëm në sasi të pakufizuar. Fiksuesit e azotit mund të jenë kryesisht baktere, pastaj algat jeshile, actinomycetes dhe disa kërpudha. Këta
organizma banojnë në të gjitha tokat dhe në të gjitha mjediset ujore në të cilat është e mundur jeta.
Azotofiksimi mund të jetë simbiotik (me leguminozet dhe joleguminozet) dhe i lirë (aerobik ose anaerob). 80% e azotit biologjik të përgjithshëm e prodhojnë azotofiksuesit e lirë. Sasia e azotit të tillë për sipërfaqe njësie është mjaft më e ulët se sa mund të prodhojnë fiksuesit simbiotikë të azotit, por megjithatë është e rëndësishme, sepse edhe pa plehërim të mbjellat mund të japin 30% të rendimentit në raport me variantet e plehëruara. Bakteret e fiksimit të azotit janë studiuar gjerësisht, veçanërisht rëndësia e tyre në bujqësi.
Njihet që më heret se bimët bishtajore dhe leguminozet ku bëjnë pjesë: fasulja, bizelja, jonxha, tërfili, etj. janë kultura të rëndësishme në rotacionin e të lashtave në tokën bujqësore, pasi ato përmirësojnë pjellorinë e tokës. Shkaku për këtë janë bakteret e gjinisë Rhizobium që jetojnë në nyjat e rrënjës së këtyre bimëve. Këto baktere përdorin sheqernat që i prodhojnë bimët në procesin e fotosintezës dhe nga ana tjetër i furnizojnë me amoniak.
Në ditët e sotme punohet shumë në këtë drejtim, që ky fenomen të shfrytëzohet sa më shumë, sepse nëse ishte në gjendje që të ndikohej edhe te kulturat e tjera në formimin e marrëdhënieve të tilla simbiotike, sigurisht që do të zvogëloheshin shpenzimet për plehrat e shtrenjta të azotit, kurse do të përmirësohej njëkohësisht edhe cilësia e përbërjes proteinike të këtyre kulturave.
Te bimët njëvjeçare rezultatet më të mira arrihen duke inokuluar farën kështu që bakteret e ndjekin zhvillimin e rrënjëve të reja, kurse te kulturat e kopshtit dhe pemët frutore është e dëshirueshme të zhytet sistemi i rrënjëve të fidanëve dhe të mbjellave në një solucion të lëngshme me kulturë fiksuese të azotit. Në të njëjtën kohë, duhet të zvogëlohet për 30-40% futja e plehrave të azotit.
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të këtyre mikroorganizmave ndaj dritës së drejtpërdrejtë, d.m.th. rrezeve ultravjollcë, rekomandohet trajtimi i materialit bimor të bëhet në hije.
Sot ka shumë preparate të gatshme me azotofiksues bakterialë që mund të blihen, kurse është shumë lehtë që edhe në kushte shtëpiake të bëhen plehra mikrobiologjike. Zakonisht merret një tokë pjellore ku ka me siguri azotobaktere, grimcohet, kalohet në sitë dhe përzihet me 2-5% me një burim tjetër të karbohidrateve (miell, melasa, sheqer), shtohet uji derisa të merret një masë plastike ngjitëse, e cila në një shtresë të hollë prej 1-2,5 cm vendoset në enë dhe lihet në vend të ngrohtë. Për 3-4 ditë masa e mbulon materien mukozë të qelizave të azobaktereve, e cila më pas tretet në ujë dhe aplikohet në materialin bimor.