Fendt е100 Vario është traktori i parë praktik me bateri që mund të përdoret në përdorim të përditshëm, kurse bateria e makinës mund të mbushet deri në 80% për vetëm 40 minuta. Eshtë traktori i parë me bateri që mund të përdoret çdo ditë pa qenë nevoja të karikohet disa herë në ditë, të paktën kështu pohon prodhuesi gjerman FENT. Ky traktor fitoi një medalje argjendi për risi në Panairin e Agroteknikës në Hanover.
Vario është një traktor elektrik kompakt me një fuqi dalëse prej 50kW (afërsisht 67KS). Në kushte «reale» mund të punojë 5 orë pa ndërprerje.
Burimi i energjisë i këtij traktori është një bateri litium-jon prej 650V me një kapacitet prej rreth 100kWh. Bateria rimbushet me një tension prej 400V deri në 22kW nëpërmjet prizave të jashtme
me opsion për mbushje shtesë. Bateria e traktorit mund të mbushet deri në 80% për 40 minuta.
Kontrolli dhe siguria e baterive
Ekipi i konstruktuesve në Hent Fendt Constructors thotë se E100 Vario është kompatibil me pajisjet konvencionale dhe të elektrike. Bateria mund të sigurojë një pikë të madhe fillestare prej 150KW në një periudhë të shkurtër kohe. Traktori ka në dispozicion të gjitha lidhjet standarde hidraulike. Momenti maksimal i rrotullimit për shtytje është i mundshëm edhe në prehje, kështu që nuk mbetet prapa nga modelet me naftë. Sipas konstruktorëve të tij, siguria e traktorëve është në nivelin më të lartë me monitorim të vazhdueshëm të të gjitha sistemeve elektronike.
Kabina është me klimë me një pompë elektrike të ngrohtësisë dhe kontrollit të temperaturës së baterisë dhe elektronikës. Monitorimi i konsumit të energjisë nga bateritë e fuqishme të litiumit mund të bëhet me një smartphone. Funksione të tilla siç janë ngrohja paraprake e kabinës së traktorit në dimër ose ftohja paraprake e kabinës në muajt e verës mund të kontrollohen paraprakisht kur traktori është i lidhur për t’u mbushur në rrjet elektrik.
Përparësi e traktorëve me fuqi elektrike.
Shpenzimet për mirëmbajtjen e një traktori të tillë janë më të vogla, materiali që shpenzohet si vajrat për motorin, filtrat për vajra. Për dallim nga traktorët standardë ky traktor gjatë punës bën më pak zhurmë. Traktor i vogël elektrik Një kompani nga Sllovakia ka ofruar një traktor të vogël elektrik për të punuar në serra dhe pemishte.
Ky traktor i vogël elektrik mund të ecë përpara me një shpejtësi prej 15 km/orë dhe pas me një shpejtësi prej 7 km / orë.
Fuqia e traktorit elektrik varet nga numri i baterive – kështu që vjen në dy opsione 2x12V DC, 24V, 158 Ah dhe 4x12V DC, 24V 316 Ah. Në varësi të llojit të baterisë, përcaktohet gjithashtu edhe koha e mbushjes, kështu që ky traktor i vogël elektrik mund të mbushet nga 2 deri në 8 orë. Pesha e traktorit rritet gjithashtu në përpjesëtim me ngarkesën tërheqëse. Forca tërheqëse e këtij traktori dy metra i lartë dhe dy metra i gjerë është 2400 Nm. Me traktorin, prodhuesi ofron pajisje të tilla si parmendë, pajisje për prashitje, kositës për lëndinë, rimorkio, pastrues dëbore.