Moti sot parashikohet i vranët deri në mesditë ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të dominoje kthjellimi.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mëngjesit do të jenë prezente reshjet e shiut dhe do të përfshijnë të gjithë vendin deri ne mesdite. Në pjesën e dytë të ditës deri në pasdite do të ketë reshje shiu në jug dhe borë në zonat malore. Më tej do të ndërpriten. Intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët dhe mesatar. Në jugperëndim të vendit reshjet do të marrin karakter rrebeshësh me shkarkesa elektrike. Në zonat malore mbi 300 metër lartesi do te kete reshje dëbore.
Mjegull e mjegullinë nëpër lugina.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje dhe kthen ne Verilindje 1-10 m/sek, prej orëve të mesditës era fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje 20-25 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-5 ballë.