Reklame:

Prodhuesit e mjaltit te BE-se kerkojne etiketim te vendit te origjines

Bashkimi Evropian edhe per mjaltin duhet të prezantojë një sistem të detyrueshëm etiketimi që tregon vendin e origjinës, dhe jo vetëm nëse produkti vjen nga BE ose jo. Eshtë një nga kërkesat e përfshira të planit të veprimit të emergjencës të kërkuar nga Organizatat Bashkëpunuese dhe Bujqësore të BE-së (Copa dhe Cogeca) “për të lejuar më shumë se 650 mijë bletarë evropianë të ngrenë kokën pas një 2019 në të cilin duhej të luftonin kundër një situate kritike të tregut”.

Mjalti nga vendet e treta

Plani gjithashtu kërkon që të sigurohet që e gjithë sasia e mjaltit e importuar nga vendet e treta te përputhet me përkufizimin evropian të mjaltit, veçanërisht ato me origjinë kineze. Sipas organizatave në rrezik ekziston qëndrueshmëria ekonomike e kompanive të tyre, shkalla e vetë – mjaftueshmërisë së produktit në tregun e brendshëm dhe ekzistenca e mbi 10 milion koshereve në BE. Me pak fjalë – argumentojnë Copa dhe Cogeca – “një kërcënim që shkon përtej sfidave të zinxhirit tonë të furnizimit duke marrë parasysh shërbimin e pllenimit të ofruar nga bletaria” për bujqësinë, kopshtarinë dhe biodiversitetin në Evropë.

Konkurrenca

Problemi nuk lidhet vetëm me situatën ekonomike. Në fakt, ekspertët shpjegojnë, “që prej vitit 2013, prodhuesit evropianë u është dashur të përballen me importe gjithnjë në rritje, veçanërisht nga Kina, me çmime të ulëta (mesatarisht 1.24 euro/ kg në vitin 2019) me prodhuesit tanë nuk mund të përafrohen. Në 2018, kostot mesatare të prodhimit në BE ishin 3.90 euro/ kg. Kjo diferencë e çmimeve – nënvizojnë ata – mund të shpjegohet vetëm me shtimin e sasive të mëdha të shurupit të sheqerit , më të lirë për tu prodhuar dhe i vështirë për tu zbuluar me kontrollet kufitare, si dhe përcaktimi dhe mënyra e prodhimit të mjaltit në Kinë, të cilat nuk përputhen me standardet e BE-së “.