Reklame:

Protesta e Fermereve Shqiptare ne Lushnje, mesazh per qeverine dhe ministrine – “Jam fermer, fukara dhe me nder, nuk jam hajdut dhe milioner”

Qindra fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani etj kanë dalë sot në një protestë tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë për më shumë subvecione ndaj tyre, pasi në të kundërt do të detyrohen që të lënë vendin.

Sindikata e Fermereve te Bashkuar si percjellese e problematikave ne bujqesi i ka shkruar Kryeministrit per keto probleme por nuk ka marre asnje pergjigje nga ky institucion. Protesta e sotme mblodhi fermeret te cilet shpresojne ne nje reagim te qeverise dhe ne nje ndryshim te skemave te subvencionit te cilat jane te pamundura te perfitohen nga nje numer i madh fermeresh.

Kreu i sindikates Eduart Sharka deklaroi se- “Fermeri nuk është skllav, që të punojë për të ushqyer shoqërinë, dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë familjen e tije. Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve, dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 600 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri”, – Nuk duam lemoshe nga shteti, duam ate qe na takon, puna e fermereve i arketon qeverise 20% te GDP- 20% e kesaj vlere duhet tiu kthehet fermereve me ane te subvencioneve sepse e kane te pamundur te mbijetojne, po len token e tyre per te punuar si puntor krahu ne bujqesi per Italine dhe Greqine ky eshte nje turp!

LIVE protesta e fermereve

Gepostet von Agronews.al am Freitag, 21. Februar 2020

Gepostet von Agronews.al am Freitag, 21. Februar 2020

Ndersa nje fermer  e shprehu ne vargje revolten e tij:

“Po jam fermer, fukara dhe me nder,
nuk jam hajdut dhe milioner”,

nuk mbjell drogë, mbjell domate,
luleshtrydhe, qepë, patate,
por në fund nuk mbetet lekë,
kemi ngelur të gjithë pa brekë.

E së fundi kam një fjalë,
nuk dorëzohem sa të jem i gjallë”.

Me pas fermeret ne menyre demostrative hodhen ne rruge produktet e tyre te cilat nuk po marin vleren e duahur ne treg per te justifikuar koston e prodhimit dhe jo me per ti lene nje fitim sado minimal familjeve fermere.

E gjithe protesta u transmetua LIVE ne Facebook ne faqen e Agronews.al

Protesta e Fermereve ne Lushnje

Fermeret hedhin ne menyre demostrative qumesht dhe perime ne rruge

Gepostet von Agronews.al am Freitag, 21. Februar 2020