Që nga zanafilla e prodhimta risë bujqësore njeriu është ballafaquar me organizma të ndryshëm dëmtues midis të cilëve hyjnë edhe shkaktuesit e sëmundjeve te bimët. Sot nuk ka asnjë bimë e cila nuk është sulmuar nga të paktën një sëmundja.
Vlerësohet se humbjet në prodhimtarinë bimore nga organizmat e dëmshëm (dëmtues, sëmundje, barëra të këqija etj.) janë rreth një e treta e të ardhurave. Në shtetet më pak të zhvilluara humbjet janë edhe më të mëdha dhe ndonjëherë arrijnë deri në 50% të të ardhurave potenciale.
Vlerësimet dëshmojnë se për shkak të sëmundjeve të bimëve humbet rreth 10 deri në 12% e prodhimtarisë vjetore. Në fillimet e prodhimtarisë bujqësore humbjet kanë qenë të shpeshta dhe të mëdha, kurse sëmundjet e bimëve kanë luajtur rol të rëndësishëm për këtë humbje. Në atë kohë nuk
dihej pse ndodhin sëmundjet te bimët dhe kush i shkakton ato.
Romakët i kanë organizuar rubigalet e famshme duke e lutur perëndinë Robigus që t’ua ruajë grurin nga zjarre që të kenë me se të ushqehen. Historia është plot me shembuj të tillë. Nga mesi i shek. XIX (1853) është dëshmuar shkencërisht kush i shkakton sëmundjet te bimët. Së pari janë zbuluar kërpudhat, pastaj bakteret, viruset dhe në fund fitoplazma si shkaktues të sëmundjeve te bimët.
Sëmundjet në bujqësi shkaktonin dëme të medha. Disa prej tyre kanë ndikuar në mënyrë drastike ose të
theksuar mbi popullatën duke shkaktuar uri, migrim të popullatës ndryshime të shprehive të njeriut, shkatërrimin e një numri të madh fermash, kompanish, falimentim të bankave etj.
Ergotizmi është sëmundje që shfaqet te njeriu dhe te kafshët kur ata përdorin ushqim i cili përmban thekër me vrugë, shkaktues i të cilës është kërpudha Claviceps purpurea. Këto kërpudha formohen te kallinjtë e thekrës dhe përmbajnë alkaloidë ku përfshihen edhe LSD-ja, komponentë halucinues të fortë.
Simptomat e ergotizmit te njeriu janë të ndryshme, nga dridhja e majave të ekstremiteteve (pëllëmba, gishtat, shputa), temperatura e lartë trupore, halucinimet, degradimi mendor, abortimi, mosfunksionimi i gishtërinjve të këmbëve dhe duarve për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut dhe deri te shfaqja e gangrenës. Konsumimi i sasive të mëdha të bukës së infektuar ka çuar deri në vdekje.
Ndryshime të ngjashme shfaqen edhe te kafshët që janë ushqyer me krunde thekre prej thekrës së kontaminuar apo prej kashtës e cila ka pasur kërpudha të tilla. Te kafshët ka shkaktuar dështim, humbje të oreksit, rënie në peshë, zvogëlim në prodhimin e qumështit, humbje të bishtit etj.
Ergotizmi sot nuk është ndonjë sëmundje e rëndësishme. Njeriu nëpërmjet njohuri shkencore është ballafaquar me efikasitet me këtë sëmundje. Megjithatë në mesjetë kanë vdekur me mijëra njerëz pikërisht nga kjo sëmundje, kurse nuk dihej shkaku i shfaqjes së saj.
Ergotizmi e ka ndryshuar kursin e historisë së paku njëherë. Dihet që Petër Veliki nuk ka arritur t’i mbajë nën kontroll portet në Detin e Zi (1772) sepse ushtarët e tij janë ushqyer me bukë thekre ku ka pasur kërpudha skleroze, kurse kuajt nuk ishin të gatshëm sepse edhe ata i kanë ushqyer me thekër të tillë.
Patatja e ka prejardhjen nga Andet peruane nga Amerika e Jugut. Në Evropë është sjellë në shek. XVI (1556-1565). Në territorin e ish Jugosllavisë patatja ka ardhur rreth vitit 1785. Në Evropë patatja është zgjeruar shpejt për shkak të kushteve të përshtatshme klimatike dhe të tokës. Kështu që në vitin 1849 patatja është bërë ushqim kryesor për irlandezët. Në atë kohë një irlandez hante mesatarisht mbi dy kilogram patate në ditë.
Nga kjo uri kanë vdekur një milion banorë në Irlandë, kurse një milionë të tjerë janë shpërngulur në shtetet përtej oqeanike. Aty kanë pranuar çfarëdo lloj pune vetëm që të mbijetojnë. Edhe sot në Boston dhe Nju Jork policët dhe zjarrfikësit janë kryesisht irlandezë.
Me zbulimin e misrit hibrid, të ardhurat filluan të zmadhohen menjëherë duke arritur në numër të jashtëzakonshëm prej 10-15 000 kg/ha për kokërr të thatë. Misri hibrid ka shkaktuar treg enorm të farës. Që të përballohet konkurrenca në treg e farës hibride të misrit, kompanitë filluan të përdorin linjë me sterilitet të meshkujve, kurse ato gjene trashëgoheshin nëpërmjet citoplazmës së bimës amë.
Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar ka nisur krijimi i lulediellit hibrid. Rezultatet e para kanë qenë të jashtëzakonshme. Luledielli hibrid ka dhënë të ardhura të larta dhe cilësi të mirë. Për shkak të interesit të madh për një luledielli të tillë sipërfaqet me këtë lloj bime në ish Jugosllavi përfshinin një sipërfaqe prej 180 000 ha. Por, suksesi nuk zgjati shumë.
Me shpërhapjen e lulediellit hibrid në një sipërfaqe edhe më të madhe u shfaq dukuria e sëmundjes së re (e ngjashme si CMSja e misrit hibrid në SHBA), që e shkaktonte kërpudha Phomospisis helianthi dhe kjo sëmundje është shpërhapej nga era, prandaj të ardhurat e lulediellit ranë menjëherë.
Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë prodhimtaria e lulediellit u stabilizua, kurse sot është në nivel të kënaqshëm.