Reklame:

Hurma diospyrus kaki – Menyra e kultivimit

Hurma quhet edhe ushqimi i perëndive. Prejardhjen e ka nga Kina dhe Japonia prej nga shpërhapen në të gjithë botën. Në Evropë është përhapur shumë në shekullin e 19 dhe piqet në rajonet me klimë të butë mesdhetare.
SHUMIMI DHE NGRITJA E PEMISHTEVE
Shumohet me lehtësi me shartim me prerje T në lekure. Shartimi mund të bëhet në pranverën kur sythi është çelur dhe në vjeshtë kur sythi është i mbyllur. Si bazë për shartim përdoret sythi i llojit Diosyros lotus ose Diospyros virginiana. Rekomandohet shartimi të bëhet në lartësi prej 20-30 cm. Largësia e mbjelljes është 5×5 ose 5×4 m. Reagon shumë mirë ndaj plehërimit me pleh të djegur bagëtie.

LLOJET
Llojet ndahen në dy grupe:
Adstingentë – (lloje të cilat e mpiksin gjuhën gjatë konsumimit): Hakume, Eureka, Gailes, Tamopan, Cokolate, Kostata, Rojo Brillante

Joadstigentë (lloje të cilat konsumohen menjëherë): Fuyu, Jiro, Imoto, Izu…. Më të përhapura janë llojet Kostata, Fuyu dhe në disa vitet e fundit ka filluar të mbillet shumë dhe lloji Jiro Brillante.

PËRGATITJA E SIPËRFAQES PËR MBJELLJE
Para plugimit kryhet hedhja e sasive të nevojshme me plehra organike dhe minerale në bazë të rezultateve të marra nga analiza agrokimike e tokës dhe nevojat për elemente ushqimore të frutës. Plugimi bëhet në thellësi prej 60-70 cm në muajt e verës, kurse në vjeshtë kryhet lërimi në thellësi prej 30-40 cm. Para mbjelljes kryhet rrafshim me qëllim që të shkriftohen plisat. Para mbjelljes kryhet përcaktimi i drejtimit të radhëve, matja e largësisë dhe shënimi i vendeve për mbjellje me kallama.

MATERIALI MBJELLËS
Materiali mbjellës duhet të jetë me cilësi të lartë, i prodhuar dhe i certifikuar nga prodhues të regjistruar të materialit për mbjellje ose mund të sigurohet import nëpërmjet importuesve të regjistruar. Fidanët duhet të jenë të zhvilluar, tërësisht të shëndetshëm dhe të lirë prej viruseve dhe mikoplazmave.

TEKNIKA E MBJELLJES
Mbjellja mund të kryhet në gropa të hapura manualisht, ose mekanikisht me turjelë të vendosur në traktor ose në brazda. Mbjellja në gropa është proces më i ngadalshëm dhe më i shtrenjtë. Mbjellje cilësore, e shpejtë dhe e lirë është me brazda. Brazdat bëhen me plug të njëtrajtshëm, 15-20 cm djathtas radhëve të shënuara. Brazda duhet të jetë e thellë 40-50 cm.

Me masë prej 50 cm fidanët mbillen përafërsisht në mes të brazdës. Thellësia e mbjelljes së fidanëve duhet te jete i tille sa shartesa te jete disa cm lart siperfaqes se tokes, dhe vendi i sharteses nuk duhet të mbulohet me dhe me qëllim që të mos zhvillohen rrenje nga pjesa e butë.

Kur fidani do të vendoset në vendin për mbjellje vendoset pjesa e sipërme pjellore e tokës dhe ngjeshet me kembe, kurse pjesa tjetër nuk ngjeshet. Në fund hidhen rreth dhjetë litra ujë me qëllim që të dalë ajri dhe qe rrenjet të ngjiten më mirë me token, kështu sigurohet zenie e sigurt e fidanit. Gjatë mbjelljes së vjeshtës kryhet mbulim i vendit të sharteses në fidan me qëllim që të anashkalohen pasojat e ndonje demtimi te mundshem prej ngricave gjatë temperaturave të ulëta. Pas mbjelljes pemishtja rrethohet me gardh prej rrjete që të ndalohet dëmtimi nga brejtësit dhe gjedhi.