Reklame:

Qershia ZIRAAT 0900

Klima më e mirë për pemen e qershise është ajo mesatare, por e pengojnë ngricat dimërore dhe temperaturat e larta. Qershia duron mirë temperaturat e ulëta deri në – 20ºС, mirëpo jo për një periudhë të gjatë, përkatësisht vetëm nëse temperaturat e tilla zgjasin për një kohë të shkurtër.

Në aspektin e ngritjes së fidanëve të rinj me qershi duhet t’i kushtohet vëmendje edhe intensitetit të reshjeve gjatë vegjetimit. Shirat shumë intensivë gjatë pjekjes shkaktojnë plasjen e frutit. Nuk i përshtaten tokat të cilat e mbajnë ujin në sipërfaqe sepse kjo mund të shkaktojë kalbëzim të rrënjës. Me fjalë të tjera, qershia kërkon tokë të kulluar dhe të pasur me lende organike. Për të ngritur një fidanishte të re është e nevojshme të bëhen analizat e tokës me qëllim që të përcaktohet cilësia e tokës, dhe në bazë të asaj analize vendoset se cila nenshartese do të përdoret në atë tokë.

Në aspektin e plehërimit, për qershinë është mirë të përdoren plehra organikë. Më të përshtatshëm janë me pH neutral dhe me aciditet të dobët. Tokat me aciditet dhe karbon të theksuar nuk janë të përshtatshme sepse e shkatërrojnë ushqimin dhe shkaktojnë klorit (djegie) të gjethes.

Qershia është bimë vetësterilizuaes por rekomandohet qe në një pemëtore te ketë të pranishme lloje të ndryshme përveç asaj kryesores që të mundësohet pllenim më i mirë.
Në aspektin e mënyrës së kultivimit, qershia shumë shpejt ka kaluar nga mënyra ekstensive në atë intensive të kultivimit. Largësia e mbjelljes varet nga lloji i tokes dhe kjo lëviz nga 5×5 deri në 4×3. Nga nenshartesat, më të përhapura janë qershia e egër, magriva, kurse kohët e fundit rëndësi të veçantë i jepet shartesave invitro.

Qershia ZIRAAT 0900
Prejardhja e Ziraat 0900 është nga Anadolli, Turqi. E njohur edhe me emrin Napoloni Turk. Druri karakterizohet nga dendësia dhe rritja e lartë. Është një lloj vetësterilizues dhe prandaj është e nevojshme që në pemëtore të ketë edhe ndonjë varietet tjetër për pllenim. Në aspektin e kushteve klimatike kërkon klimë mesatare, jo shumë të ngrohtë, sidomos në periudhat e verës.

Mund të kultivohet në lartësi mbi nivelin e detit nga 500 deri në 1800m. Si nenshartesa për kultivim të Ziraat 0900 janë: Maxma14, Maxma60, Gizela6, CAB, PHLA. Në bazë të kësaj lëviz edhe rendi i mbjelljes nga 4×3 deri në 5×5 ose 40-80 fidanë për dynym. Fruti është me madhësi mesatare, me tul, me ngjyrë të kuqe të errët dhe ka peshë 9-9,5 gram.

Është e përshtatshme për transport të gjatë dhe ruhet gjatë në kushte të kontrolluara. Fruti nuk plasaritet dhe vjelja është në javën e tretë të qershorit. Prodhimtari të plotë ka pas vitit të pestë, kështu që vjetërsia e saj është 25-30 vjet. Rendimenti i pritur është 800-1000 kg për hektar.