Reklame:

Shartimi i kastravecit

Kastraveci është lloj perimesh që kultivohet në çdo kopsht dhe serrë. Kjo perime e ka prejardhjen nga Azia. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit konsiderohet si diuretik i përkryer. Përmban pak kalori dhe përmban shumë vitamina dhe minerale. Për shkak të efektit pozitiv mbi trupin e njeriut përdoret si shtesë në ushqim, medikamente dhe qëllime kozmetike. Gjatë kultivimit të kastravecit shumë fermere ballafaqohen me faktorët kufizues të cilët ndikojnë në prodhim.

Kastraveci ka rrënjë e cila është shumë e ndjeshme dhe e zhvilluar dobët. Sistemi rrënjor ballafaqohet shpesh me sëmundje të ndryshme dhe temperatura të ulëta të tokes. Që të anashkalohen problemet e sistemit rrënjor të kastravecit, prodhuesit e shartojnë kastravecin me kungull si bazë.

Për bazë më shpesh përdoret Cucurbita ficifolia. Absorbim më i mirë i ujit dhe materieve ushqyese. Në këtë mënyrë anashkalohet  ndikimi negativ i rrënjëve të zhvilluara dobët dhe krijohet ndikim mjaft pozitiv nga rrënja e kungullit. Kungulli ka sistem rrënjor, që është i zhvilluar më mirë dhe më i fuqishëm, i reziston më mirë temperaturat e ulëta si dhe vlera të larta të materieve minerale ushqyese në truall, mund të futet më thellë në truall, duke rritur edhe rezistencen ndaj thatesires.

Që të kryhet shartim i suksesshëm nevojitet të sigurohen bimët e reja të zhvilluara si duhet të kastravecit dhe kungullit, thikë e hollë për prerje, material për prerje, mjete për dezinfektim. Mjeti kryesor për shartim është brisku ose bisturi. Tehu duhet të jetë i golle dhe i mprehtë, me qëllim që të anashkalohet thyerja e indit të butë të bimëve të reja. Para përdorimit të mjeteve ato duhet të dezinfektohen. Për dezinfektim përdoret permanganat kaliumi, alkool.

SHARTIMI MUND TË KRYHET NË TRI MËNYRA:
1. Shartim me prerje,
2. Shartim me bashkim dhe
3. Shartim me kënd prej 30 deri në 45º.
Për shartim nevojitet të ketë bimë të reja të zhvilluara të kastravecit dhe kungullit. Kastravecët mbillen katër deri në shtatë ditë para kungullit.
1 -SHARTIM ME PRERJE
Me këtë lloj shartimi të kungullit hiqet gjethja e parë e vërtetë dhe meristemi i sipërm, kurse lihen gjethet kotiledone. Pastaj bëhet prerje me thellësi deri në 2 cm ku futet bima e kastravecit. Sistemi rrënjor i kastravecit hiqet para se të vendoset në prerje.
2-SHARTIM ME BASHKIM
Te ky lloj shartimi në të njëjtën lartësi të kërcellit të kastravecit dhe kungullit bëhet një prerje e pjerrët pret 1/3 ose ½ e kërcellit. Në këtë mënyrë fitohen një lloj gjuhësh të cilat përputhen midis tyre.

3-SHARTIM ME KËND
Për këtë proces nevojitet që kastravecët dhe kungujt të kenë trashësi të njëjtë të kërcellit. Kërcejtë priten në kënd prej 30 deri në 45º. Në kungullin të cilit me prerje i hiqet meristemi shartohet pjesa e kërcellit të kastravecit. Pas shartimit është e nevojshme që bimët të vendosen në hapësira të veçanta me kushte speciale dhe në kushte të tilla mbeten rreth 10 ditë.