Reklame:

Gardh elektrik per te ruajtur bagetite dhe pronen tuaj

Energjia elektrike, përveç largimit të kafshëve të egra mund të përdoret edhe si roje, për shembull, kuajt apo lopët dhe kafshët e tjera, dhe është dëshmuar si një zgjidhje më e mirë dhe më humane, sesa për shembull, teli me gjemba, që përdoret (dhe përdoret ende kohë pas kohe) pa energji elektrike.

Ndikimi elektrik shfaqet gjatë kontaktit me të dhe është i pakëndshëm si për kafshët ashtu edhe për njerëzit. Gardhi elektrik është dizajnuar si zgjidhje humane, sepse vetëm ky ndikim i largon kafshët nga kontakti i mëtejshëm dhe qasje te zona e rrethuar me gardh.
Kuptohet se duhet marrë gjithmonë parasysh se ka mundësi që ndonjë kafshë që gjendet në suazat e gardhit për një kohë më të gjatë mund të ngordhë, ose nga stresi ose nga uria. Domethënë, edhe pse gardhi është vendosur që të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe afatgjate, është e domosdoshme që kohë pas kohe të kontrollohet se a funksionon. 


Gardhi elektrik, nëse është efikas dhe i vendosur mirë, do ta tërheqë vëmendjen e derrave të egër apo të kafshëve të tjera dhe do te goditen nga energjia elektrike kur kafsha do të prekë telin. Në kushte normale, gardhi i vendosur funksionon si qark i hapur, kështu që kur kafsha
(njeriu) do të prekë telin, qarku mbyllet dhe ndodh zbrazja. Impulset elektrike udhëtojnë nëpër trupin e kafshëve të cilat ushqehen në afërsi të gardhit dhe energjia elektrike shkakton një tronditje disi më të vogël te kafshët.

Gjithashtu, gjatë kontaktit të parë me gardhin mund të ndodhë që gardhi të çahet nga kafsha e tronditur, por me kalimin e kohës kafshët e egra e anashkalojnë atë. Nuk duhet të harrohet se disa objekte ose materiale të tjera duke përfshirë edhe vetë vegjetacionin në kontakt me gardhin, mund të krijojnë, gjithashtu, qark pjesërisht apo tërësisht të mbyllur.

Kjo do të shkaktojë nje ulje tensioni dhe mund te mos kete efekt me pas tek kafshet, prandaj vegjetacioni përreth qarkut duhet të hiqet dhe mirëmbahet. Që arinjtë, derrat e egër dhe kafshët e tjera të mos kenë mundësi ta kalojnë lehtë gardhin, nëse ka pemë në afërsi, gardhi duhet të përbëhet nga minimum pesë (apo më tepër) tela në varësi nga konfigurimi i terrenit.

Ekzistojnë dy variante të vendosjes së gardhit në varësi nga terreni dhe qëllimi i vendosjes.
Në këtë artikull do të përmendim dy lloje:
• Gardhi elektrik me tel
• Gardhi elektrik me rrjetë.
Gardhet elektrike kanë performanca të njëjta pavarësisht nga materialet prej të cilat përpunohen, por për funksionim të tyre më e rëndësishme është tokëzimi i mirë, kurse në terrene me shumë gurë dhe të thatë përpunohet varianti 2.
Gjithashtu, është e rëndësishme edhe vetë gjatësia e gardhit dhe mënyra e furnizimit të tij me energji.
Në parim nëse ka energjia elektrike në dispozicion pajisja vendoset në rrjetin e përhershëm nëse nuk ka energji elektrike vendoset nje panel solar prej 20 vatësh me akumulator (bateri)prej 12 amperësh sepse pajisja që krijon impulse është konsumator i vogël 400 (mA) është varianti më i lirë për karikim të saj dhe transport të sigurt të vetë pajisjeve.
Materialet e nevojshme për përpunim
• shtylla druri ose betoni 120-150 cm.
• tel ose rrjetë
• mbajtës dhe izolues të telit
• pajisje për furnizim me energji elektrike
• panel solar dhe bateri
• tokëzim.
Varianti i parë vendoset në terrene ku ka tokëzim të mirë, kurse varianti i 2 në terrene ku nuk ka tokëzim të mirë, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme që gardhi të punojë.
Pa marrë parasysh vendosjen e gardhit dhe fuqinë e tij në të duhet të vendosen me patjetër mbishkrime se gardhi është me rrymë elektrike.