Në bujqësinë moderne, kohëve të fundit, prodhimtaria biologjike është në rritje e sipër si rezultat i rritjes së kërkesave të konsumatorëve për një prodhim të shëndetshëm. Sipas Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim FAO , shtimi i prodhimit biologjik ka pasur rritje rreth 10%. Kjo do të thotë se trendi i prodhimit biologjik është gjithnjë në rritje.
Çfarë është prodhimtaria biologjike?
Prodhimtaria biologjike është ndër sistemet me një shkallë më të lartë te integrimit të prodhimit me cilësi të lartë duke u bazuar në praktikat më të mira mjedisore. Në prodhimtarinë biologjike, përdorimi i insekticideve, fungicideve, herbicide, hormoneve sintetike, plehrave kimike eshte i ndaluar. Këto mjete mund te ndikojnë drejtpërdrejt negativisht në shëndetin e konsumatorëve dhe në ndotjen e ambientit. Përdorimi i plehut organik të dekompozuar në këto serra është i pashmangshëm. Në hapësirën për ajrosje të serrave janë vendosura rrjetat që shërbejnë për pengimin e futjes se dëmtuesve.
Dihet se një prej dëmtuesve të domateve është edhe KRAHËBARDHA. Për luftimin e saj janë përdorur Encarsia Formosa, është paraqitur edhe TUTA ABSOLUTA e cila është luftuar me përdorimin e FEROMONEVE.
Një vend të rëndësishëm për luftimin e APHIDEVE në këto serra zënë edhe përdorimi i larvave të MOLLËKUQEVE, ndërsa për luftimin e sëmundjeve kërpudhore të tokës është përdorë BIOFUNGICIDI TRIANUM (Trichoderma harzianum T-22 nëpërmjet sistemit te ujitjes.
Dihet se në serra gjatë kultivimittë domateve, paraqiten probleme në procesin e pllenimit. Në këtë serrë janë vendosur BLETËT POLENIZUESE (Brumbujt). Sipas disa hulumtimeve brumbujt ndikojnë pozitivisht edhe në kualitetin e frutave, por edhe në rritje të rendimentit deri në 25%. Me përdorimin e këtyre masave në prodhimtarinë biologjike të domateve, suksesi është i garantuar,
prandaj shtrohet pyetja Pse nuk prodhojmë prodhime biologjike?
Me këtë formë e ruajmë shëndetin e konsumatorëve, e ruajmë ndotjen e ambientit (ujit,tokës,ajrit), sidomos në këtë kohë kur bota po ballafaqohet me ndryshimet klimatike