Reklame:

Menyra me e mire e kultivimit te preshit

Preshi hyn në grupin e bimëve që përmbajnë shumë vlera ushqyese dhe mjekuese të cilat janë me rëndësi të madhe në ushqimin e shëndetshëm të njeriut dhe është bimë dyvjeçare. Në ushqim përdoret kërcelli dhe gjethet gjatë gjithë vitit. Në vitin e parë formon kërcell shumë të fortë të ashtuquajtur të rremë, që formohet nga një numër i madh gjethesh, tek disa lloje me lartësi deri në 80 cm, kurse në vitin e dytë lartësia mund të arrijë deri në 2 metra, në varësi nga lloji dhe nga teknologjia e kultivimit.

Në kërcell në vitin e dytë formohet një top i madh dhe lule me ngjyrë manushaqe të çelur të cilat më shpesh pllenohen nga insektet, kurse mandej formohet farë mjaft e imët. Ekzistojnë lloje të importuara dhe të vendit të preshit me kërcell të shkurtër dhe të gjatë. Gjatë vegjetimit kërkon klimë mesatare, kurse më mirë rritet kur temperaturat janë më të ulëta, kurse ato janë ditët në vjeshtë kur temperatura është midis 15 dhe 200C. Është rezistent ndaj temperaturave të ulëta deri në -20°C.

Gjatë vegjetimit kërkon shumë lagështi, madje edhe në vjeshtën e vonshme. Si kulturë kërkon mjaft materie ushqyese dhe prandaj duhet të kultivohet në sipërfaqe pjellore dhe të strukturuara. Preshi është më mirë të mbillet në rreshta. Plehërohet me sasi të mëdha të plehut të stallës dhe plehut mineral.
Prej plehrave minerale përdoren plehrat NPK në raport 1:2:1. Azoti dhe fosfori hidhen gjatë përgatitjes së sipërfaqes. Plehërohet 2-3 herë. Kultivohet me prodhim në fidanishte. Është e nevojshme që shtresa sipërfaqësore e tokës të jetë e punuar mirë. Mbjellja e fidanishtes kryhet nga mesi i marsit dhe nga fillimi i prillit. Në 1 м2 mbillet 8-10 gram farë.

Fara mbulohet me përzierje të tokës pjellore, një pjesë rërë dhe një pjesë pleh stalle i djegur. Fidanët zihet mirë nëse i shkurtohen një pjesë e rrënjës. Temperatura në atë periudhë duhet të jetë më e ulët, kurse toka më e lagësht. Mbjellja kryhet nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut.

Është e keshillueshme të mbillet si kulturë e dytë pas: sallatës, spinaqit, bizeles, drithërave. Mbillet në largësi 20 x 20 ose 25 x 15 cm. Pas mbjelljes në një vend të përhershëm duhet të ujitet menjëherë dhe kështu mirëmbahet gjatë gjithë sezonit. Barërat e këqija shkatërrohen me prashitje dhe me përdorim të herbicideve. Plehërimi i parë kryhet menjëherë pasi bimët të zënë, kurse i dyti kryhet pas 15- 20 ditësh.

Gjatë sezonit mbrohet kryesisht nga sëmundjet ndryshku i gjetheve, botritis, flaka, kundër insekteve, myku i truallit dhe hudhrës. Mbledhja kryhet në periudhën vjeshtës dhe dimrit. Gjethet që janë dëmtuar gjatë mbledhjes hiqen, kurse majat e gjetheve ose të rrënjës priten. Rendimenti është 30 deri në 50 t/ha.