Reklame:

Tonelata patate mbeten stok, Fermeret drejt falimentit, shkak importi

Kultivuesit e patates në Maliq po përballen me një situatë të vështirë pasi per te dytin vit radhazi prodhimi i tyre nuk po shitet. Shkak, sipas fermereve, është bërë mungesa e tregut, por edhe konkurrenca e produkteve nga vendet e rajonit, kryesisht nga Kosova.

Për fermerët ky është viti dytë që përballen me një situatë të tillë ndaj ata i bëjnë thirrje autoriteteve të veprojnë, pasi në të kundërt do të shkojnë drejt falimentimit. Por per specialistët kjo situate është krijuar edhe nga varitetet e patateve që fermerët kultivojnë, te cilat nuk preferohen nga konsumatoret.

Në të gjithe qarkun e Korçës kultivohen rreth 60 mijë ton patate çdo vit, por pjesa me e madhe nuk arrin të shitet e treg. (Vizionplus)