Një valë nxehtësie 9-te ditore rrënoi majën veriore të Antarktidës në fillim të këtij muaji. Imazhet e reja të NASA zbulojnë se gati një e katërta e mbulesës së dëborës së një ishulli Antarktide u shkri, një simptomë e cila po behet gjithnjë e më e zakonshme si pasoje e krizës klimatike.
Imazhet tregojnë ishullin Eagle në gadishullin verilindor të kontinentit të akullt në fillimin dhe fundin e valës së nxehtë të Antarktikut të këtij muaji. Deri në fund të ngjarjes nëntë ditore të nxehtësisë, një pjesë e madhe e tokës nën kapakun e akullit të ishullit u ekspozua, dhe në sipërfaqen e saj u hapën pellgje me ujë të shkrirë.
Antarktida përjetoi ditën e saj me të nxehtë në fillim të këtij muaji, duke arritur kulmin në 18.2 grade celcius.
Në pak më shumë se një javë, 20% e dëborës në Eagle Island u shkri, deklaroi Observatori i Tokës i NASA-s.
Shkencëtari i klimës, Xavier Fettweis realizoi matjet e duhura për sasinë e ujit të shkrirë që arriti në oqean nga gadishulli i Antarktidës. Vala e nxehtësisë ishte kontribuesi më i lartë në rritjen e nivelit të detit këtë verë, tha ai. (CNN)