Sipas te dhenave te fundit te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak ne vendin tone, nga dita e nesërme pritet që mbi vendin tonë të vij përkeqësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të dendura përgjatë gjithë ditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut.
Deri në orët e mesditës në zonën e veriperëndimit dhe jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formën shtrëngatash. Prej orëve të pasdites reshjet e shiut shtrihen në të gjithë territorin me itensitet të ulët e mesatar e lokalisht në veri e jug deri të lartë në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga 3ºC deri në 10ºC ndërsa ato në vlerat e mesditës me një rënie prej 4-5 grad nga sot 13ºC deri në 9ºC.
Era do të fryjë relativisht itensive nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa në det të hapur e zonat luginore shpejtësi e cila arrinë deri në 20-25m/s.