Pemët kanë tendence qe te arrijne një ekuilibër te caktuar midis sasisë se lendeve te papërpunuara dhe produkteve të fotosintezës. Po kështu kanë tendence te vendosin një ekuilibër të caktuar në shpërndarjen proporcionale te lendeve te papërpunuara dhe atyre te fotosintezës ne pjesët e ndryshme te trupit te saj.
Ky ekuilibër shfaqet ne raportet që krijohen midis masës vegjetative dhe frutave të prodhuara. Kur kjo arrihet pema do te ketë vegjetacion dhe prodhim normal dhe te shpërndajë njesoj ne te gjithë kurorën.
Arsyeja e krasitjes është qe te ruaje dhe , kur mungon , ta vendose këtë ekuilibër, duke zbatuar krasitjen të përshtatshme në varësi kushteve specifike të kultivimit dhe gjendjes së bimëve.
Ndikimi i agroteknikes ne krasitje.
Nese një peme është mbjelle ne toka te varfra ose i mungon sasia e nevojshme e ujit dhe lendeve ushqyese, ajo do te zhvilloje lastarë te dobët nëse paralelisht me to do ti mungojë edhe krasitja.
Ndodh kjo, për arsye se duke patur pak lende ushqyese dhe ujë, te shpërndarë ne shume sytha, çdo syth do te ketë uri dhe nuk do te çele ose do te japë lastarë te dobët.
Me ane te krasitjes ne heqim një pjesë te sythave dhe sigurojmë për te mbeturit me shume lende ushqyes. Për pasoje pemët do të kenë rritje dhe frutifikim normal.
Ne të kundërt kur peme ka ujë dhe lende ushqyese te bollshme ajo do te zhvilloje lastarë te fuqishëm. Nese ne një peme e tille, me ane te krasitjes do te heqim shume sytha, sythat qe ngelen do te marrin akoma me tepër lende ushqyese dhe do te rriten me fuqishëm, duke prishur ekuilibrin rritje- frutifikim, ne favor te rritjes vegjetative dhe ne dem te prodhimit. Përveç kësaj një peme e fuqishme ka edhe sistem rrënjor te fuqishëm.
Nese krasitet rende, do te zvogëlohet masa gjethore, si pasoje dhe sasia e produkteve të fotosintezës.
Kjo do të çojë në dobësimin e sistemit rrënjor, sepse do te furnizohet me më pak lende te përpunuara. Rezultati përfundimtar do të jetë dobësimi i të gjithë pemës.
Për këto arsye : në toka te varfra dhe pa ujitje, kryejmë krasitje te renda, ndërsa ne tokat e pasura dhe te ujitshme bëjmë krasitje te lehta.
Ekuilibri midis sistemit rrënjor dhe mbitokësor.
Ne kohën kur shkulim fidanët, një pjese e sistemit rrënjor mbetet në toke.
Nese pas mbjelljes ne vendin e përhershëm, lihen të rriten te gjitha degët, sistemi rrënjor i dëmtuar nuk mund të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre për ujë dhe kripëra minerale.
Për të rivendosur ekuilibrin midis sistemit nëntokësor dhe mbitokësor të pemëve, hiqen dhe shkurtohen degët e fidanit.
Ne këto prerje krasitësi duhet te ketë parasysh qe krahas krasitjes ekuilibruese te realizoje dhe atë formuese te vitit te pare. Zakonisht para mbjelljes degët shkurtohen ne 1/2-1/3 e gjatësisë se tyre.
Ne këtë kohe behet dhe freskimi i rrënjëve , duke hequr të thyerat dhe shkurtuar ato qe janë shume te gjata.
E njëjta gjë mund te ndodhe edhe kur ne pemëtore, për arsye rikonstruksioni bëjmë punime te thella dhe mund te dëmtojmë një pjesë te rrënjëve. Shkurtimi i degëve para mbjelljes nuk behet kur fidanët janë ne vazo apo qeska plastike.
Ekuilibri vegjetacion-koha e hyrjes në prodhim tek pemët e reja.
Deri në momentin e hyrjes në prodhim, pemët e reja japin lastarë te fuqishëm drunore. Nese këta lastarë priten shume, vitin tjetër do te kemi përsëri lastarë te fuqishëm, që do te vonojnë hyrjen e pemëve ne prodhim.
Prandaj për te shpejtuar futjen e pemëve ne prodhim, kur ato jane ne moshe te re, bëjmë krasitje te lehta, me përjashtim te rasteve kur kërkohen prerje për te formuar kurorën.
Ekuilibri midis dy degëve fqinje
Me sipër theksuam se duhet te kemi ekuilibër midis pjesëve te ndryshme te pemës. Për këtë, gjate krasitjes, për t’u mundësuar dy degëve fqinje rritje te barabartë, dega me e fuqishme krasitet me tepër, me qëllim që zvogëlohet masa e saj gjethore, si pasoje dhe fuqia e saj thithëse në tërësi. Si pasoje do te ketë furnizim me te vogël me lende ushqyese te degës ne fjale dhe rritje me te dobët te saje, krahasuar me degën fqinje.
Ekuilibri midis rritjes dhe frutifikimit.
Tek pemët ne prodhim, duhet te kemi edhe lastarë vegjetative për te siguruar sipërfaqen e nevojshme gjethore për fotosinteze, zëvendësimin e elementeve prodhues për vitin pasardhës dhe ngarkese te kënaqshme me fruta. Kjo mund të pengohet nga kundershtia qe ekziston ndërmjet fuqisë se rritjes dhe frutifikimit.
Tek pemët qe kanë rritje te fuqishme te lastarëve pengohet frutifikimi dhe anasjelltas Me ane te prerjeve, duke prere me rende pemët qe kane ngarkese më të madhe me fruta dhe me pak ato që janë më shumë vegjetative, vendosim ekuilibrin e përshtatshëm midis rritjes dhe frutifikimit.
Duhet theksuar se në asnjë rast krasitja nuk shton sasinë e ushqimit ne bime, nuk shton frutat, por bën shpërndarjen më të përshtatshme të lëndëve ushqyese ne peme, duke ekuilibruar rritjen me frutifikimin. Krasitja nuk mund te zëvendësoje masat e tjera agroteknike (plehërimin, ujitjen, punimet, etj ) te cilat jane gjithmone te domosdoshme per te patur nje prodhimtari te mire te bimeve.