Reklame:

Junior Rangers ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, shembull suksesi per Federaten Evropiane te Rangersave

Një nga gjërat më të rëndësishme për Rangers është përfshirja e të rinjve në mbrojtjen e natyrës . Disa vende në Evropë po zbatojnë programe të suksesshme Junior Ranger.
Ata mësojnë se si të mbrojnë natyrën dhe kete ja u percjellin brezave te ardhshëm.

Junior Rangers qëndrojnë në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën duke u argetuar, mesuar dhe mbrojtur mjedisin. Keto programe me angazhimin dhe ndergjegjesimin e te rinjve aplikohen ne shumicen e parqeve te mbrojtura ne Europe.

Programet Junior Ranger kane filluar te aplikohen edhe ne Shqiperi ne AdZM-te qe ndodhen ne vend. Nje i tille dhe teper i suksesshem eshte krijuar ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta. Ky sukses se fundmi eshte permendur si shembull suksesi edhe ne Federaten Evropiane te Rangersave (European Ranger Federation). Ne publikimin ne webin zyrtar te federates vleresohet puna dhe perkushtimi i Specialistit te AdZM Fier Ervin Allushi dhe te gjithe stafit te AdZM-se ne progresin e ketij projekti qe nga nxjerrja e elementeve ne shkolla por edhe ne trajnimin qe u behet ne Park.

Junior Ranger ndihmon Stafin e AdZM-ve të kujdesen për burimet natyrore të parqeve dhe të gjitha mjediset natyrore duke u përfshirë në fushata pastrimi, fushata pyllezimi dhe aktivitete monitorimi.
Junior Ranger përcjellin mesazhin e ruajtjes së natyrës për të gjithë (duke filluar nga prindërit dhe miqtë dhe bashkemoshataret e tyre ne shkolla) duke sjellë shembuj të asaj që mësojnë nga vizitat dhe puna e tyre në park dhe përvoja e jetuar me Rangersat përmes angazhimit në fushata ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrjes në aktivitete dhe nisma të kryera nga Park.

Junior Ranger at Albanian NP Divjakë-Karavasta