Trangulli përfshihet në grupin e bimëve me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve që kërkojnë shumë ngrohtësi.
Origjina e trangullit është nga Azia si vatër e parë dhe nga Afrika e Veriut si vatër e dytë. Disa nga kërkesat termike më kryesore janë:
1) Temperatura minimale jetësore varion nga 0-2 gradë Celzius;
2) Temperatura biologjike (ose aktive) është 13-15 C;
3) Temperatura optimale e rritjes në ditë me diell 25-30 C;
4) Temperatura minimale e mbirjes është 13-15 C;
5) Temperatura optimale e mbirjes është 25-30 C;
6) Temperatura minimale për lulëzim 20-24 ditën dhe 18-20 C natën;
7) Maksimalja biologjike deri në 35C (mbi 35 gradë nderpret fotosintezën).
Regjimi termik është përcaktues në lulëzimin dhe rritjen e frutave.
Temperaturat e ulëta nxisin daljen e luleve femërore ndërsa ato të larta nxisin daljen e luleve mashkullore.
Drita më e përshtatshme është kur vlerat e ndriçimit janë nga 20-40 mijë lux. Minimalja e pranueshme në raste të veçanta është deri në 5 mijë lux.
Trangulli ka shumë kërkesa për ujë. Periudha më kritike është në fazën e lidhjes së frutave. Lagështira tokësore duhet të jetë në vlerat 70-80 % në periudhën e rritjes se bimëve dhe deri në 90% gjatë periudhës se rritjes së frutave.
Llojet e rekomanduara
1) Për sera diellore apo me ngrohje teknike, disa nga hibridet më të rekomanduar dhe frutgjatë janë:
Pepinex F1;
Kansas F1;
Palmera F1;
Slims F1:
Sandra F1;
Grandioza F1;
Diana F1;
Shekulli F1;
Mrekullia F1, etj.
Ndërsa tek kultivarët frut-shkurtër janë:
SG-390 F1;etj.
2) Për kushtet e fushës së hapur, janë:
Marketmor;
Longy,
Kubit, etj.
Kultivimi i trangujve në Sera, Mikroklima në serrë.
Ka të bëjë me ruajtjen e regjimit optimal të parametrave klimaterik të serës siç janë: regjimi i temperaturave, i lagështirës të ajrit dhe të dheut , i dritës, i ventilimit.
Temperatura në serë synohet që deri në fillim të frutifikimit të mbahet në vlerat 20 – 24 grade C ditën kurse 17 – 18 gradeC natën. Gjatë frutifikimit temperatura duhet të jetë 24 – 26 gradë C ditën dhe 18 – 20 grade C natën.
Ne ditët e vrenjtura temperatura duhet të synohet të jetë 1 – 2 C më e ulët se ajo e ditëve me diell dhe 5 – 6 C më e vogël natën se sa ajo që është mbajtur gjatë ditës të vrenjtur.
Temperatura nuk duhet të kalojë kurrë shkallën mbi 30 C dhe kjo duhet të rregullohet me sistemin e ventilimit dhe sistemit të ujitjeve freskuese.