Reklame:

Njihuni me djathin me te shtrenjte ne bote

Qumështi i gomaricës është një nga më të dobishmit në botë, por deri më tani nuk kishim dëgjuar për djathin. Ai duket te jete djathi më i shtrenjtë në botë. Duhen rreth 800-1000 euro për të shijuar një kg djath te gomarices.
Djathi është një nga nënproduktet më të kërkuar në botë, por kafshët nga te cilat prodhohet kryesisht djathi janë tre: lopa që është më i përhapuri, delja dhe dhia. Në fakt ai qe njihet si djathi më i shtrenjtë në botë vjen nga një specie jo e zakonshme, gomarica dhe nje ferme e tille ekziston ne Serbi me pronar prodhuesin Slobodan Simic.

Përfitimet e qumështit të gomarit në fakt janë shumë të njohura: me pak yndyrë, proteina, laktozë dhe shumë i pasur me omega-3, yndyrë e mirë për organizmin; këto karakteristika e bëjnë shumë të ngjashëm me qumështin e një gruaje dhe për këtë mjekët e rekomandojnë për të zëvendësuar qumështin e gjirit kur nëna për arsye të ndryshme nuk ka. Por problemi mbetet se kostoja e qumështit të gomaricës kushton rreth 30 euro për litër për shkak se gomari prodhon shumë pak qumësht dhe gjinjtë e saj janë të vogla. Për të marrë sasinë e kërkuar, duhet që gomarica të milet të paktën 6 herë në ditë, krahasuar me lopët dhe delet, të cilat milen dy herë.

Kjo duhet të jetë arsyeja se pse qumështi shitet kaq shtrenjtë dhe në botë ekzistojne shume pak ferma te tilla. Fakti që qumështi i gomaricës është shumë i pasur me ujë dhe për të prodhuar një kg djathtë, duhen të paktën 25 litra qumësht, bën që çmimi i djathit të rritet në stratosferë. Për momentin një kg djathtë kushton 800 – 1000 euro, por çmimi i tij mund të rritet nëse do të merret në konsideratë kërkesa dhe prodhimi i pakët e tij. Popullariteti i këtij djathi u rrit shumë kur një nga tenistët më të mirë në botë vendosi që të blejë për gjithë vitin, që të sigurohej se nuk do t’i mbaronte.