Reklame:

Kalendari i Bujkut per muajin Mars 2020

Më poshte po japim punet kryesore që duhet të bëhen dhe duhen pase parasysh nga ana e bujkut si edhe masat qe duhet te merren per mbrojten e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit për muajn MARS 2020.

PUNET NE ARA
Lageshtirat e krijuar ne fundin e muajit Shkurt mund te sjell disa probleme fitosanitare ne kulturat bujqesore. Ku mund te shfaqen si simptoma kalbezimet rrenjore ne grure , loliume , jonxhishte si dhe ne disa bime te tjera gjithmone nqs shirat do vazhdojn per disa dite. Demtime nga kermilli, miu i fushes dhe ai i depove mund te shfaqen ne kete muaj dhe zhvillimin e shume parazite ne kulturat bujqesore.

NE GRURE
Ne ngastrat ku do te konstatohen barera te keqija dikotiledone ( gjethegjera ) te perdoret trajtimi me hebicide. Duhen te hidhen plehera azotike si urea 46 % ose me % te tjera10-12 kg /dyn.

AMBJENTE TE MBROJTURA ( Domate , spec , trangull etj)
Gjate dhjetediteshit te pare dhe te dyte do te shfaqjen kalbezime rrenjore. Per parandalimin e tyre duhen te merren masa preventive dhe kuruese. Te lihen dy dite pa u vaditur dhe te behet hedhja e preparateve 100 ml per çdo rrenje me preparatet e me poshtem :
a. Previkur 5ml
b. Folikure 5ml
c. Confidor 5 ml
Keto duhet te perzihen me 20 litra uji.

Ne treg ka edhe ilace te tjera qe ndihmojne ne ruajtjen dhe rritjen sa me te mire te fidaneve.
Ne se do te kete shfaqe te kermillit te perdoret slim (gastrofox) 10 gr /m2 mund ta gjejm edhe me emerat tregtar te ndryshem. Ku ky ilac perdoret ne disa menyra, ne siperfaqe totale, ne vije si mur me gjanesi 15 cm ose me zone selective.
Duhet ti kushtohet vemendje ruajtjes se rregjimit se lageshtise nepermjet hapjes se serrave per te larguar lageshtine e tepruar ajrore si burim kryesor i zhvillimit te semundjeve.
Me rritjen e temperaturave do te kemi shfaqje te dosezes ku duhet te perdoren ushqime te helmuara.

HARDHIA
Brenda 10 ditorit te pare te muajit mars te kene perfunduar trajtimet per te luftuar rezervat biologjike dimeruese me leng bordolez ose me hidroksid bakri.
Gjithashtu te meren masa qe te hidhen pleherat kimike te kopmbinuara ( N.P.K. ) Hedhja e pleherave do te behen ne thellsi 30 cm dhe 30 cm larg bimes.

Hardhia në këtë dhjetëditor do të jetë në fazën e çeljes së gjetheve të para.
Sëmundja që pritet të shfaqet në këtë fazë është sëmundja e hirit(oidiomi). Hiri fillon infeksionin në temperaturat e reja. Hiri dimëron si micel në sythat e hardhisë.Më çeljen e gjetheve miceli i ngjitet gjetheve të reja.
Në këto kushte lind nevoja që gjethet e reja të mbulohen me produkte me bazë squfuri.

Në tregun e fitofarmacive ka Komulus me 80 % squfër, Tiosol me 80 % squfër,Mikrotiol me 80 % squfër. Këto produkte përdoren 400-500 gram produkt në 100 litra.

Në këtë fazë nuk lind nevoja për trajtime , sepse vrugu aktivizohet kur temperatura mesatare është mbi 10 gradë dhe lastarët duhet të jenë mbi 10 centimetra gjatësi.
Në dhjetëditorin e muajit Prill do lindë nevoja e përzierjes së njëkohëshme të produkteve me bazë bakri dhe me ato me bazë squfuri.

NE ULLISHTE
Në qoftë se ka akoma pa krasitur duhet ta beje menjehere pasi eshte vone.
Ne gjendje normale në ullishte jemi në kohën e duhur për trajtimet për mbrojtje nga sëmundja e gjetheve e quajtur sëmundja e palloit (Quhet kështu se njollat e sëmundjes janë rrethore si rrathët në pendat e shpendit të palloit)
Përdren po ato produkte me bazë bakri që përdoren për vrugun e hardhisë dhe për kromën e mollës.
Duhet te bejm edhe ushqimin e pemeve me pleh baze qe mund te jet organiK ose kimik sasia eshte ne baze te madhesise dhe moshes se pemes.

PER KULTUREN E MISRIT
Parcelat qe jane planifikuar per mbjelljen e misrit duhet tu dergohet plehu organik dhe te behet permbysja e plehut me ane te punimeve. Toka duhet te jete gati per tu mbjellur ne fillim te muajt Prill.

Pergatiti :
Agr. Jak PACANI.
Agr. Aldo GAME.
Agr. Ardjana VASIJA.
Agr. Afrime ABDULLAHI