Festivali i muzikës serbe EXIT ka bindur qeverinë të mbjellë 1 miliardë pemë për të luftuar krizën klimatike. Një iniciativë e gjelbër e nisur nga festivali muzikor është miratuar nga qeveria serbe pas një thirrje publike për ripyllëzime masive në të gjithë vendin. Nisma planifikon të rrisë pyjet e Serbisë me gati 50%.
Drejtori i Përgjithshëm dhe themeluesi i EXIT, Dučan Kovačević ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit nga studentët e deri te personeli i ushtrisë që ti bashkohen kësaj nisme si vullnetarë.
“Qëllimi ynë i vërtetë është një global. Ne duam të bëjmë pjesën tonë në ndërtimin e një koalicioni në të gjithë botën që do të sjellë pyllëzimin e Tokës nga 30 deri në 40% të sipërfaqes totale të gjithë planetit,” është shprehur Kovačević.
Kryeministrja Ana Brnabić deklaron se Serbia është “e angazhuar” për të luftuar krizën e klimës dhe, me mbështetjen e partnerëve të BE-së, shpreson “të përmbushë këtë qëllim shumë ambicioz”.
Brnabić gjithashtu njoftoi se Serbia duhet të investojë 15 miliardë euro në projekte mjedisore deri në fund të vitit.
Sipas të dhënave të klimës në Serbi përgjatë dy dekadave të fundit ka pasur nivele rekord të thatësirës, përmbytjeve dhe dimrit jashtëzakonisht të ashpër. Kjo ka ndikuar në ekonomi, veçanërisht sektorin bujqësor, dhe madje ka shkaktuar edhe viktima në disa raste.
https://www.euronews.com/living/2020/02/27/serbia-will-plant-1-billion-trees-in-order-to-reach-net-zero-emissions-by-2050