Reklame:

Semundja Pestes Amerikane – Keshilla per bletaret!

Bletari duhet të njohë dhe të zbatojë ligjet dhe rregullat që përcaktojnë veprimet në kësi rastesh.(Tek ne nuk ka ende ligj për bletarinë)- Bletari duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjë, kjo është përvoja. Veç masave të ndërmarra nga shteti, bletarët vetë duhet të zbatojnë disa rregulla bazë në mbrojtje të bletoreve të tyre, por duhet të nxisin edhe inspektoriatin veterinar, që të zbatojë rregullat bazë për kontrollin e sëmundjeve. Trajtimet profilaktike kundër pestës është mirë që të bëhen në pranverë për të gjitha familjet në bletore. Pesta Amerikane është sëmundja më e rëndë bletëve. Sporet e saj përhapen në larvat e reja (më pak se tri ditëshe), duke u ushqyer nga bletët kujdestare.

Bletët ende në zhvillim vdesin nga kjo sëmundje bakteriale në fund ose në fazën pupale dhe shkatërohen në qelitë e tyre. Ajo përhapet edhe nga bletarë duke përdorur pajisje të përlyera. Mjalti mund të jetë i ndotur me spore. Midis studiuesve ka kundërshti, nga të cilat dalin pyetje, si duhet vepruar kur është diktuar sëmundja? Ka mendime qe i gjithe zgjoi digjet bashkë me bletët dhe merren masa organizative dhe para mbrojtese.
Une mendoj se nuk jemi aq te pasur te djegim cdo gje. Bleta e rritur nuk ka arsye të digjen. Zgjoi nuk ka arsye të digjet,por dezifektohet duke përdorur flake. Inspektoriati veteriner, përcakton kordonin sanitar, ne distance qe shihet e arsyeshme. Tek ne nuk flitet per karantine se ne nuk kemi hartë epidemiologjike. I gjithë vëndi është i përlyer, për faktin se në çdo zone kemi shfaqje të herëpashershme.
Tek ne eshte krijuar nje situate epidemike me perhapje teper te gjere.
Cilat do të ishin disa masa?
Mbretëresha hiqet dhe presim për të ngritur një të tillë. Për të gjitha sëmundjet e pjellës kjo është e vlefshme. Edhe për varroan, edhe per ascoferozen. Kjo do të kapërcejë një gjeneratë të saj. Për ta bërë këtë, thjeshtë duhet të vendoset familja në një pozicion që të mos ketë asnjë pjellje, sidomos pjellje të hapura. Përdoren dy barna Tulathromycin(Tylan, pestabee) (PESTABEE) ose TYLARTOZ. 10 g per 10 litra sherbet.
KUJDES! Percaktimi me litra sherbet ka kete kuptim: Nese ne kemi pregatitur p.sh. Tylan 10ml ne 10 litra sherbet. Kjo sasi prej 10 litra sherbet ështeë në se familja ka 10 korniza blete. Nese ka 5 korniza blete perdoret për 20 blete. Pra llogaritet 100ml për një rrugë mize. Pra dozimi i barit behet i tretur ne sherbet. Jo duke peshuar në peshore farmaceutike sasinë për X BLETE. 
“Në mjekimin jo vetëm të pestës por dhe sëmundjeve të tjera, nuk mund të bëhet mjekim me sherbet nese është ushqyer me parë me sherbet sheqeri. Sherbeti i parë duhet të jetë mjekues, ndryshe bletët e depozitojnë për një kohë tjetër, kjo të çorjenton, mendon se nuk jep efekt bari etj. Është sëmundje shumë ngjitëse e pjelljeve. Bletët e vjetra nuk sëmuren, për janë mbartëse të sporeve.

Në kushte optimale të temperaturës 35-36°C, sporja kthehet në formë vegjetative. Sidoqoftë, mbetjet e zbulueshme mbeten edhe pasi ka kaluar një periudhë kohe midis trajtimit dhe nxjerrjes së mjaltit. Të gjitha bletët e vdekura, kornizat, dyllrat, mjalti dhe pajisjet e ndotura hidhen në një grope 1m x 1m x 1m në tokë. Mbi të hidhet nafte dhe ndizet. Kur të gjithë materialet jane djegur plotësisht, gropa mbushet me kujdes, për të parandaluar që bletët e tjera punëtore, që u përkasin familjeve të shëndetshme të grabisin mjaltë të mbetur, te kontaminuar (të perlyer me shkaktarin).

Edhe pse metoda e mësipërme ka rezultuar e efektshme, praktika e djegies së kolonive dhe pajisjeve të infektuara nga pesta është e kushtueshme, veçanërisht duke marrë parasysh koston e lartë të pajisjeve të bletarisë. Shkatërrimi i kornizave të pjelljeve dhe kornizave me ushqim është absolutisht i domosdoshëm pasi, përveç bletëve, ato janë bartësit kryesorë të sporeve.

Kornizat e thata, pa pjellje mund të ruhen. Në këtë rast, kornizat e thata gjithashtu nuk duhet të shkatërrohen. Zgjojte e vjeter duhen djegur. Sidoqoftë Zgjojet e ruajtura mirë duhet të dezinfektohen. Pjesa e brendshme e një zgjua, e pastruar me kujdes, shpejt mund të perpunohet me flakën e një djegësi gazi. Sipërfaqja prej druri duhet të duket pak kafe. Kur kjo nuk është e mundur, p.sh. nëse zgjoi është bërë nga plastika, ato duhet të pastrohen dhe te dezifektohen me acid acetic 100% , ose3 – 5 përqind hidroksid natriumi.

Para se të përdorni substanca të tjera për dezinfektim duhet të siguroheni që të mos mbeten mbetje që mund të jenë të rrezikshme për bletët ose konsumatorin e mjaltit të përpunuar.. Një metodë tradicionale është edhe mbajtja e familjes së bletëve në një mjedis të errët për disa ditë,duke vendosur tre shkopinj me pak dyll, për te konsumuar mjaltine ngelur.Bletët shtyhen në një zgjua të dekontaminuar( perpunuar kunder mikrobeve) me korniza te të reja, hyrja e bletëve mbyllet. Ato vendosen në një dhomë të errët, mundësisht mjaft të ftohtë.

Familja më pas mund të vendosen ose në vendin e tyre të mëparshme ose në një distancë prej të paktën 3 km larg. Nëse bletët mbahen në errësirë për tre ditëata harrojnë qëndrimin e tyre të vjetër dhe mund të vendosen kudo. Megjithatë, në ditën e tretë, mund të ndodhë mungesa e ushqimit. Prandaj, familjet duhet të ushqehen. Tani bletët shtyhen në koshere të zbrazët. Tre ditë më vonë, kornizat që janë ndërtuar pjesërisht nga bletët hiqen përsëri dhe digjen. Pajisjet dhe zgjoi i familje së vjetër digjen ose dekontaminohen.

Para viteve 1990 me ligj digjeshin e gjithë kosherja.me bletë. Studimet Institucineve të references ,nuk janë për eleminim të bleteve puntore se n uk janë të sëmura. Metodat kimoterapeutike(me barna) të kontrollit të pestave përfshijnë administrimin e antibiotikëve ose sulfatiazolit, në formulime të ndryshme. Te cilat perdoren me sheqer pluhur ose shurup sheqeri. Antibiotikët dhe sulfonamidet mbizotërojnë. Antibiotikët dhe sulfonamidet parandalojnë shumëzimin e agjentit, megjithëse nuk vrasin sporet.

Pyetja e vështirë është:Duhet të përdoren barnat si masë parambrojtëse për pestën amerikane në kushtet e vëndit tone që kemi 70 vjetë që përdorim rregullisht antibiotikë(terramicina), duke e ndruar antibiotikun sipas të dhënave te institucioneve. (Nga Prof. Agim Nelaj).